English

Morati kërkon të harrojë Murinjon me anë të Guardiolës

Itali, 25 maj NOA - Pothuajse është e sigurt, se Murinjo sezonin e ardhshëm do të drejtojë Realin e Madridit dhe në lidhje me këtë fakt, presidenti i zikaltërve Masimo Moratti kërkon që të harrojë largimin e tij me ardhjen e teknikut aktual të Barcelonës, Pep Guardiola.

Një tratativë, e cila vështirë se mund të përfundojë me sukses pasi siç, bëhet e ditur nga shtypi spanjoll Barça nuk ka ndërmend ta lërë të lirë Guardiolën.

Megjithatë në krahun tjetër flitet se drejtuesit zikaltër kanë filluar kontaktet me teknikun spanjoll dhe thuhet se ardhja e tij kërkohet të realizohet më parë largimit të Murinjos nga Interi.

r.b/NOA

KOMENTE