Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Oqeanografi - Toka Përmban 1,332 Miliardë Kilometra Kub Ujë
English

Oqeanografi - Toka Përmban 1,332 Miliardë Kilometra Kub Ujë

UASHINGTON, 24 maj /ATSH-MIA/ - Një grup shkencëtarësh nga "Woods Hole Oceanographic Institution" në Masaçusets i janë përgjigjur pyetjes sesa e madhe është shtresa oqeanike që mbulon Tokën. Sipas studimeve të kryera, ata kanë dalë në përfundimin se planeti ynë mban një sasi uji në oqeane që llogaritet të jetë 1,332 miliardë kilometra kub ujë. Llogaritë janë bërë nga Matthew Charette i Departamentit të Marinës Gjeokimike. "Nëse do të dish sasinë e ujit në Tokë, kërko në Google dhe do të marrësh pesë përgjigje të ndryshme", shprehet shkencëtari, sipas të cilit, të dhënat më të fundit i përkasin 30-40 viteve më parë. Charette bashkë me H. F. Smith kanë përdorur të dhënat satelitore për të përcaktuar masën ujore duke dalë në përfundimin e mësipërm. Kjo vlerë është 0,3 për qind më e ulët se ajo e 30 vjetëve më parë ose, krahasuar me terren, pesë herë më pak sesa sasia e ujit që mban Gjiri i Meksikës. Kjo nuk ka ndodhur sepse oqeanet kanë humbur ujë, por sepse me llogaritjet e tanishme futen në studim edhe vargmalet nënujore dhe formacionet e tjera gjeologjike të matura më saktësisht nga satelitët./ a.jor.
KOMENTE