Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
OSBE, takim me shoqërinë civile për ligjet dhe donacionet
English

OSBE, takim me shoqërinë civile për ligjet dhe donacionet

Tiranë, 24 maj, NOA – Zbatimi i ligjeve, vendimmarrja dhe kalimi i financimeve për shoqërinë civile nga ato të huaja në vendore do të jenë tema e një takimi që do të zhvillohet nesër nga prezenca e OSBE-së në Tiranë.

Zyra e shtypit të OSBE-së njofton se drejtuesit e institucionit në Shqipëri, në bashkëpunim me Delegacionin e Bashkimit Evropian, organizojnë konferencën për shoqërinë civile, në të cilën do të marrin pjesë përfaqësues të shoqërisë civile, organizata jo-qeveritare, zyrtarë të qeverisë qendrore e vendore dhe donatorë.

“Në konferencë do të trajtohen çështje të tilla si përmirësimi dhe zbatimi i legjislacionit, rritja e pjesëmarrjes së publikut në procesin e vendimmarrjes, rritja e përgjegjshmërisë dhe imazhit të organizatave të shoqërisë civile dhe kalimi i pronësisë nga donacionet e huaja te burimet vendore”, thuhet në njoftim.

Në këtë takim do të flasin ambasadori Robert Bosch, dhe Kreu i Delegacionit të BE-së, ambasadori Helmuth Lohan. Takimi do të zhvillohet në në orën 9.30, në “Tirana International Hotel”, salla “Balsha”.

m.xh/NOA

KOMENTE