Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Patozi: Ofertën tonë e keni mbi tavolinë
English

Patozi: Ofertën tonë e keni mbi tavolinë

Tiranë, 24 Maj, NOA – “Ofertën tonë e keni mbi tavolinë, tani dhe gjithmonë: Të hapur për transparencën e zgjedhjeve!”.

Ky ka qenë qëndrimi i grupit parlamentar demokrat ndaj kërkesave të opozitës, konfirmuar nga kreu i tij, Astrit Patozi, gjatë seancës së sotme plenare menjëherë pas fjalës së rivalit të tij politik, Gramoz Ruçi, i cili kërcënoi se nëse nuk ka zgjidhje, opozita do rebelohet sërish.

“Askush nuk ua dha votën që t’u shohë me mjekra dhe të lodhur para ekraneve, por t’u shohë në parlament”, tha ndër të tjera Patozi.

Duke komentuar grevën e urisë, ai shtoi se “i pati disa vlera siç është ajo e respektimit të kundërshtarit politik nga mazhoranca, edhe kur je i bindur në zgjedhjen e gabuar të tij”.

Ndërkaq, lidhur me praninë e opozitës në parlament, Patozi u shpreh se prishja e ekuilibrit nuk ka ndodhur për çështje parimore, por është një taktikë e kryesocialistit Edi Rama.

“Nuk është dështimi juaj axhenda jonë, por përmirësimi i qeverisjes”, tha ai mes të tjerash, duke i bërë në fund apel opozitës se “çdo vonesë mund të rezultojë fatale dhe me pasoja të pariparueshme”.

“Rikthimi në parlament, është një gjest për t’u përshëndetur, por mos prisni t’u themi faleminderit se ky është detyrimi juaj”, u tha ai në fund deputetëve socialistë.

n.e/NOA

KOMENTE