English

Policia konfiskon mbi 130 mijë euro false

Gjakovë, 24 Maj, NOA - Në një operacion të gjerë policor, të zhvilluar në Gjakovë dhe Mitrovicë, u arrestuan pesë të dyshuar si dhe janë konfiskuar mbi 130 mijë euro me dyshimin si të falsifikuara.

Tre të ndaluarit e parë u kapën në Gjakovë, ku te njëri nga të dyshuarit, policia ka gjetur edhe një armë “Zastava Ekol Tuna” me dy karikatorë dhe tre fishekë të kalibrit 8 mm.

Ndërkaq, në vijim të kontrollit, policia ka gjetur edhe pesë bankënota nga 50 euro, për të cilat dyshohej se ishin të falsifikuara dhe të cilat janë konfiskuar.

Nga ana tjetër, bazuar në informatat e grumbulluara përmes rrugëve operative, policia vazhdoi operacionin edhe në Mitrovicë ku dyshohej se disa persona mund të kishin në posedim sasi edhe më të mëdha të bankënotave të falsifikuara.

Kështu, atje policia arrestoi dy të dyshuar dhe konfiskoi një qese të zezë në të cilën ndodheshin 134.850 euro, të falsifikuara.

Personat e ndaluar mësohet se mbajnë inicialet P.F. Nga Klina, M.M. nga Gjakova,

K.N. nga Klina dhe ata me inicialet A.I. dhe D.R. të dy nga Mitrovica.

Nga ana e saj, policia e Kosovës bën apel tek qytetarët që të jenë të kujdesshëm gjatë pranimit të bankënotave 50 euro, duke i kontrolluar së pari për tiparet e sigurisë.

n.e/NOA

KOMENTE