English

Poloni - Shba Dislokon Raketat E Para ''Patriot''

VARSHAVË, 24 maj /ATSH-ANSA/ - Mbërriti sot në Poloni bateria e raketave amerikane ''Patriot'', çështje e negociuar mes Varshavës dhe Uashingtonit paralelisht me bisedimet për mbrojtjen amerikane antiraketë, njoftoi agjencia polake e lajmeve, PAP. Bateria e përbërë prej 96 raketash ndodhet në bazën e Moragut, në veri të vendit dhe rreth 40 kilometra nga enklava ruse e Kaliningradit. Bëhet fjalë për mbërritjen e një baterie të lëvizshme që do të rrijë përkohësisht në Poloni për t'u rikthyer më pas. Prej pak ditësh në bazën e Moragut, vetëm disa kilometra larg kufirit rus, janë dislokuar edhe rreth 100 ushtarakë amerikanë për të përgatitur mbërritjen e raketabe. Në të ardhmen këto raketa do të dislokohen përgjithmonë në këtë bazë dhe duke filluar nga viti 2020 Polonia do të furnizohet edhe me raketat amerikane, tip SM-3./ a.jor.
KOMENTE