English

PS i jep fund bojkotit të Parlamentit

Tiranë, 24 maj, NOA – Partia Socialiste vendosi sot t’i jap fund bojkotit parlamentar dhe të marrë pjesë në punimet e Kuvendit.

Vendimi është marrë në mbledhjen e grupit të PS, ku kanë qenë të pranishëm dhe 180 grevistët që morën pjesë në grevën e urisë. Kthimi në Kuvend është argumentuar me nisjen e negociatave në Strazburg. Kreu i PS-së, Edi Rama i cilësoi ato si një shans që nuk duhet humbur.

Deputetët e PS pritet që të marrin pjesë në seancën e sotme në Kuvend në orën 18:00.

Në fjalimin që mbajti para deputetëve dhe mbështetësve që ishin pjesë e grevës, Rama theksoi se brenda dy javëve mazhoranca duhet të zgjidh krizën.

Ai shtoi se dështimi negociatave do të kishte kosto për integrimin e vendit.

Ndërkohë që kreu i mazhorancës, Sali Berisha, në mbledhjen e grupit të PD-së theksoi se negociatat në Starzburg ishin pozitive. Ndërsa i kërkoi kreut të PS-së që të mos e trajtonte mazhorancën si armiqësore.

m.xh/NOA

KOMENTE