Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Qsut- Furnizim Më I Mirë Me Barna Këtë Vit
English

Qsut- Furnizim Më I Mirë Me Barna Këtë Vit

- Garanton drejtori i Qendrës Spitalore Universitare "Nënë Tereza" në Tiranë, Ilir Dashi - TIRANË, 24 Maj/ATSH-Eriola Çuko/ .- Drejtori i Qendrës Spitalore Universitare "Nënë Tereza" në Tiranë, Ilir Dashi, garantoi sot furnizim me të mirë me barna këtë vit në këtë institucion shëndetësor, i vetmi i nivelit terciar në vend. "Këto ditë jemi në fazën e lidhjes së kontratave me firmat farmaceutike, që do të thotë furnizim i menjëhershëm me ilaçe, sipas listës së planifikuar të spitalit", tha Dashi gjatë një konference për shtyp. Sipas tij, lista e medikamenteve spitalore këtë vit është më e gjerë si gamë, si dhe me sasi më të mëdha në krahasim me vitet e tjera. Në përmbajtje të saj ka ilaçe terciare në përshtatje me natyrën e shërbimit spitalor në këtë qendër spitalore. "Citostatikët janë 60 % më shumë, e po kështu edhe paketa bazë e barnave është 40 % në rritje", theksoi Dashi, duke shtuar se "60 % e buxhetit total të QSUT këtë vit do të përdoret për barna, shifër kjo më e larta ndër spitalet". Lista e barnave është tenderuar e para si proçedurë në bazë të kërkesave të shërbimeve, në përputhje me ligjin. Duke pranuar mungesën aktuale të barnave në shërbimet e QSUT-së, Dashi u shpreh se "mungesat e hasura deri tani në spital kanë të bëjnë me disa barna specifikë për pacientët, apo grupe pacientësh të veçantë". Ai garantoi se "pavarësisht se mund të jenë të paplanifikuara disa barna, ne do t'i sigurojmë me çdo kusht ato, duke përdorur të ardhurat dytësore e disa rezerva të tjera që do të krijohen gjatë tenderimeve". Sa i takon materialeve të mjekimit, për to janë marrë masa të shpejta për plotësimin e nevojave më emergjente brenda qershorit, muaj në të cilin përfundojnë procedurat elektronike për të gjithë sasinë vjetore. Po kështu, sipas Dashit, për mirëmbajtjen e aparaturave ka përfunduar 100 % procesi i tenderimit dhe lidhjes së kontratave. "Është bërë kujdes dhe janë gjetur rrugët e zgjidhjes për të kontaktuar mirëmbajtjen edhe për ato aparatura që kanë qenë të palidhura vitin e kaluar", theksoi ai. Në bazë të kontratave, këtë vit firmat janë të detyruara të rikthejnë në gjendje pune aparaturat e prishura brenda 24 orëve, ndërsa në rastet kur pajisjet janë të veçanta dhe duhet të vijnë nga jashtë shtetit, brenda një jave. Janë rreth 90 aparatura, për të cilat QSUT ka lidhur kontratë të plotë mirëmbajtjeje me firmat kontraktuale./s.s./
KOMENTE