English

Rrethet- Kronika- Shkurt, Atsh, 24 Maj

* Tenton të vetëvritet adoleshentja, në gjendje të rëndë për jetën ELBASAN - Një adoleshente tentoi të vetëvritet të hënën, duke u vetëhelmuar. Zëdhënësja e Policisë, Valbona Bregu, pohon për ATSH se "17 vjeçarja me iniciale M.C, ndodhet e shtruar në spitalin kirurgjik në gjendje të rëndë shëndetësore, pasi ka tentuar të vetëvritet duke pirë një sasi helmi i cili përdoret për insektet." Paraprakisht, grupi hetimor konkludon se shkak i tentativës për vetëvrasje nga adoleshentja ka qenë një depresion i çastit./m.sadiku/ * Goditi me thikë nënën, arrestohet 44 vjeçari SHKODËR - Një 44 vjeçar është arrestuar sot nga policia, pasi keqtrajtoi nënën e tij. Sipas policisë, Gjelosh Vneshta, nga Shkodra, pasi keqtrajtoi fizikisht, më pas edhe e goditi me thikë nënën e tij, Terezina Vneshta. E plagosura u transportua me urgjencë në Spitalin Rajonal Shkodër, ku është jashtë rrezikut për jetën./g.marku/ * Kanosën me armë zjarri, arrestohen dy shtetas SHKODËR - Policia arrestoi të hënën dy shtetas, të cilët akuzohen për kanosje dhe armëmbajtje pa leje. Sipas Policisë, "Nard Zefi, 25 vjeç nga Shkodra dhe Kol Gjergji 55 vjeç nga komuna Berdicë, kanosën me automatik, për motive të dobëta shtetasin Palok Shtjefni dhe më pas qëlluan në ajër në fshatin Berdicë e sipërme". Policia ka sekuestruar armën e zjarrit, automatik, e cila mbahej pa leje./g.marku/ch/
KOMENTE