Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Sarandë: Garë Me Makina Klasike Dhe Turizëm
English

Sarandë: Garë Me Makina Klasike Dhe Turizëm

SARANDË, 24 Maj/ATSH-Telnis Skuqi/ - Qyteti i Sarandës ka pritur sot 102 automobilistë garues me 45 makina klasike. Emilio Rexho, drejtori i sportklub "Butrinti" vlerëson bashkëpunimin dhe frymën e garës sportive, por edhe miqësinë në tre ditët e garave të automobilizmit, që u zhvilluan në qytetet bregdetare: Durrës, Vlorë e Sarandë. "Pjesëmarrësit e këtij aktiviteti sportiv kanë prekur nga afër bukuritë e vendit tonë dhe mikrpitjen shqiptare", tha Rexho. Në garën automobilistike u prezantuan makina të vitit 1927-28, ndërsa Shqipëria u paraqit me tri makina modele të viteve 1928, 1931 dhe 1933. Pjesëmarrësit në etapën e automobilizmit nga shtetet, Greqi, Bullgari, Maqedonia, Mali i Zi, Kosova dhe Shqipëri, kanë shëtitur në rrugica e qytetit, duke u njohur nga afër me bukuritë e Sarandës./ch/
KOMENTE