English

Shba Manovra Të Përbashkëta Antinëndetëse Me Korenë E Jugut

NJU JORK, 24 maj /ATSH-ANSA/ - Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Koreja e Jugut arritën në përfundimin për zhvillimin e manovrave të përbashkëta antinëndetëse në një të ardhme shumë të afërt, njoftuan para pak minutash burime nga Pentagoni. Ato shtuan se do të zhvillohen edhe bisedime amerikano-koreanojugore për manovra të përbashkëta lidhur me ndalime në det. Vendimet e mësipërme erdhën pas letrës së protestës së Koresë së Jugut për shkak të fundosjes së anijes ushtarake koreanojugore ''Cheonan'' nga Pheniani./ a.jor.
KOMENTE