English

Shba - Obama Urdhëron Rishikimin E Politikës Ndaj Koresë Së Veriut

UASHINGTON, 24 maj /ATSH-AFP/ - Presidenti Barack Obama i dha urdhër qeverisë së tij të rishikojë politikën amerikane ndaj Koresë së Veriut pas sulmit që kjo e fundit ndërmori ndaj një anijeje luftarake koreanojugore, njoftoi sot Shtëpia e Bardhë. "Në përgjigje të sjelljes agresive koreanoveriore dhe shkeljes së të drejtës ndërkombëtare, presidenti urdhëroi shërbimet qeveritare amerikane të rishikojnë politikat ekzistuese lidhur me Republikën Popullore Demokratike të Koresë së Veriut, bëri të ditur zëdhënësi Robert Gibbs në një komunikatë. /I.Pu.
KOMENTE