Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Shqipëri-Kinë, protokoll bashkëpunimi për sigurimet dhe punësimin
English

Shqipëri-Kinë, protokoll bashkëpunimi për sigurimet dhe punësimin

Pekin, 24 maj, NOA – Qeveria shqiptare dhe ajo kineze do të bashkëpunojnë në fushën e punësimit dhe atë të sigurimeve shoqërore.

Ky ka qenë thelbi i takimit të zëvendësministres së Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, Filloreta Kodra, në takimi me zëvendësministrin e Burimeve Njerëzore dhe Sigurimeve Shoqërore të Kinës, Uang Xiaochu.

Dy homologët kanë diskutuar për sfidën e punësimit dhe për arsimimin. Zëvendësministrja, Kodra theksoi që Shqipëria po përballet me sfidën e punësimit të qytetarëve të saj dhe veçanërisht të të rinjve dhe se politikat e qeverisë janë të fokusuara në krijimin e kushteve për të ndryshuar raportin e arsimimit të përgjithshëm ndaj atij profesional, në favor të këtij të fundit.

“Kjo do të ishte një fushë me interes bashkëpunimi ndërmjet vendeve tona, pasi në Kinë ky raport është në nivele 50% me 50%”, u shpreh Kodra.

Ajo ka falenderoi zëvendësministrin kinez për pritjen dhe prezantoi objektivat e Ministrisë së Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta si dhe të arritjeve dhe sfidave që ka kjo ministri.

Kodra i dorëzoi Xiaochu draft-Protokollin e Përbashkët të Bashkëpunimit në fushën e Punës dhe të Sigurimeve Shoqërore, i cili do të përbëjë bazën e bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve në të ardhmen në fushat me interes reciprok.

m.xh/NOA

KOMENTE