Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Sport-Futboll/ Uefa Përcakton Vazot Për Kupat E Evropës
English

Sport-Futboll/ Uefa Përcakton Vazot Për Kupat E Evropës

TIRANË, 24 Maj / ATSH- Gjergji Mima/ - Organizmi ndërkombëtar i futbollit europian, UEFA, ka përcaktuar në vija të përgjithshme se kush do të jenë skuadrat që do të marrin pjesë edicionin e ardhshëm në Ligën e Kampioneve dhe në Europa Ligë dhe ajo që është interesante është se gjithashtu ka përcaktuar dhe vazot në prag të shortit. Dinamo do të jetë në vazon e dytë, pra nuk do të niset si favorite dhe mjafton t'u hedhësh një sy skuadrave kundërshtare, për të kuptuar koefiçentin e vështirësisë që do të ketë. Dinamo është e ndërgjegjshme se nëse nuk ka një short fatlum, siç janë kampionët e Irlandës apo lituaneze, do ta ketë pothuaj të pamundur të kalojë turin. Tirana me koefiçentin e lartë për ekipet shqiptare, duke pasur parasysh pikët e grumbulluara në pesë vitet e fundit, në mënyrë të befasishme do të jetë në vazon kryesore të turit të parë të Europa Ligë. Kështu, Tirana do të evitojë një sërë kundërshtarësh të fortë dhe do të ketë kundërshtarë të nivelit modest. Nëse nuk e kalon turin e parë, për Tiranën do të thotë një dështim total. Laçin e pret një short i vështirë në Europa Ligë. Skuadra të shumta të nivelit mbi Laçin në Europë do të jenë kundërshtarët e mundshëm. Në ndryshim nga Tirana, Laçi do të jetë në një vazo jo superiore në turin e parë të Europa Ligës. Besa ka pothuajse një mision të pamundur kalimin e turit. Po të shohësh kundërshtarët e mundshëm të kavajasve në turin e dytë të Europa Ligë, atëherë bindesh se skuadra e Duros duhet të bëjë një mrekulli për të kaluar më tej. Besa është në vazon inferiore të turit të dytë. /a.ke/
KOMENTE