Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Sport-Profil/ Arben Kasolli, Trajneri Shqiptar I Portierëve Në Holandë
English

Sport-Profil/ Arben Kasolli, Trajneri Shqiptar I Portierëve Në Holandë

TIRANË, 24 Maj /ATSH-Gjergji Mima/ .-Shumë futbollistë shqiptarë kanë filluar të bëjnë emër vitet e fundit në futbollin evropian, madje ka edhe nga ata që cilësohen si talente me të ardhme të ndritur. Përveç tyre, tashmë edhe disa trajnerë kanë filluar të lënë gjurmë në vendet ku janë duke punuar. Njëri nga ata është Arben Kasolli, i cili që nga viti 1999 punon si trajner i portierëve në Holandë. Ish- portieri shqiptar me punën që ka bërë në skuadrat Ajax e Den Haag, në akademinë e legjendës holandeze Johan Cruijff , "Cruyff Court" dhe së fundi në akademinë e tij "Kasolli Goalkeeping Academy", ka zgjuar interesimin e disa klubeve. Arben Kasolli është i vetmi trajner i huaj portierësh në Holandë, nga duart e të cilit kanë dalë portierë të një niveli të lartë, të cilët janë pjesë e skuadrave të ndryshme holandeze. Trajneri nga Tirana, që 18 vjeç debutoi si portier në kategorinë e parë shqiptare me fanellën e Naftëtarit. Ai më pas mbrojti ngjyrat e "17 Nëntorit" (Tirana e sotme), për t'u transferuar më pas në Greqi te klubi i Janinës. Në vitin 1992 Kasolli u martua me një vajzë nga Holanda, ku edhe e vazhdoi karrierën si portier. Ai iu bashkua Ajaxit, ku u stërvit nga trajneri i njohur i portierëve, Frans Hoek, për t'u bërë portieri i tretë i gjiganti holandez, pas Stanley Menzo e Van der Sarit. Pas klubit të njohur holandez, Kasolli mbrojti ngjyrat e skuadrave si; HFC Haarlem, AZ Alkmaar, Fortuna Sittard e NEC Nijmegen. Pas përfundimit të karrierës si portier, Kasolli vendosi që të vazhdojë të merret me profesionin e trajnerit. Ai u ftua nga Federata e Futbollit e Holandës që të bëhen trajner i përfaqësueses U -17 të Tulipanëve. "Kam qenë trajner i portierëve te Kombëtarja e Holandës U-17. Deri më sot nuk ka ndodhur që në Holandë një i huaj të punojë si trajner", tregon Kasolli për ATSH-në. Nga shtatori i vitit 2007, Kasolli nisi punë si trajner i portierëve te akademia e ish- yllit të përfaqësueses së Holandës dhe skuadrës së Barcelonës, Johan Cruijff, "Johan Cruijff Foundation", ku vazhdon të punojë edhe sot. Pas kësaj, 43 vjeçari ka bërë një hap tjetër të madh, duke hapur akademinë e portierëve "Kasolli - Goalkeeping Academy", e para në Holandë e hapur me investimet e një individi. "Akademinë e portierëve e kam hapur këtë vit. Aty kam gjashtë trajnerë të portierëve, doktorin si dhe psikologun. Nëse transferohem në Itali për të punuar me ndonjë klub, edhe në atë vend do të hap akademinë time", thekson Kasolli, i cili njëkohësisht punon edhe si menaxher i Ajaxit për vëzhgimin e portierëve. Një trajner i portierëve me një bagazh të madh, siç është Kasolli, nuk u ka bërë përshtypje drejtuesve të Federatës së Futbollit të Shqipërisë (FSHF) ta angazhojnë në Kombëtare. "Unë jam i gatshëm të punoj me Kombëtaren U-15, U-17, U-19, qoftë edhe me U-21, por deri më sot nuk kam pasur asnjë ofertë nga drejtuesit e futbollit shqiptar", deklaron Kasolli, i cili është i gatshëm t'i përgjigjet pozitivisht ftesës së FSHF-së në rast se i vjen. Ish-portieri i disa klubeve holandeze tregon se ka shumë portierë shqiptarë që kanë talent dhe që mund të kenë një të ardhme të ndritur. Mirëpo, një gjë që e shqetëson Kasollin është se nuk ka kush të punojë me ta. Kasolli në të ardhmen e afër pritet ta lërë vendin e tulipanëve për të punuar në akademinë e ndonjë klubi nga Bundesliga ose Serie A. Ai dëshiron ta bëjë këtë pasi në Holandë thotë se i ka arritur të gjitha. "Në Holandë nuk më bën përshtypje më puna me klube si Ajax. Punën që kam bërë këtu dua ta bëj edhe në shtete të tjera. Inter, Parma dhe Livorno, pasi kanë parë punën që kam bërë kanë shprehur interesim për mua", është shprehur Kasolli. Në vitin 2008, vetëm një vit pasi kishte filluar punën në akademinë e Johan Cruijffit, Arben Kasolli arriti të zgjidhet trajneri më i mirë i portierëve nga të gjitha akademitë e futbollit në Holandë./s.s./
KOMENTE