Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Studim - Në Rënie Vdekshmëria Foshnjore Në Botë
English

Studim - Në Rënie Vdekshmëria Foshnjore Në Botë

- Nga viti 1970 deri sot është reduktuar me rreth 60 për qind - ROMË, 24 maj /ATSH-ANSA/ - Një lajm i mirë vjen nga statistikat e reja të Universitetit të Uashingtonit në Seattle, që ka njoftuar se aktualisht në të gjithë botën vdesin më pak fëmijë nën moshën pesë vjeçare, duke zëvendësuar kështu statistikat e Unicef që datojnë në vitin 2008. Të dhënat e reja pozitive, publikuar nga botimi elektronik i revistës The Lancet, tregojnë se vdekjet e fëmijëve nën moshën pesë vjeçare janë 820 mijë më pak se sa të dhënat e fundit të Unicef. Gjithsej në të gjithë botën që prej vitit 1970 e deri më sot, vdekshmëria foshnjore është reduktuar me rreth 60 për qind, me një mesatare prej 2 për qind çdo vit. Të dhëna këto që, sipas studiuesve të Institutit për vlerësimin e shëndetit (Ihme) të Universitetit të Uashingtonit, tregon se si shumë vende të varfra kanë bërë progres në përmirësimin e kushteve dhe ligjeve për shëndetin e të vegjëlve. VENDE NË ZHVILLIM - Problemet me vdekjet foshnjore në fakt i përket më së shumti vendeve në zhvillim. Gjysma e vdekjeve ndodhin në Afrikën subsahariane dhe një të tretat në Azi. Vetëm një për qind e vdekjeve foshnjore nën moshën pesë vjeçare ndodhin në vendet e industrializuara. Objektivi i studimit, koordinuar nga Christopher Murray, ishte të verifikonte se sa vende janë pranë arritjes së Objektivit të Zhvillimit të Mijëvjeçarit për të reduktuar me dy të tretat, nga vitit 1990 deri në vitin 2015, vdekshmërinë të fëmijët nën moshën pesë vjeç. Në studim janë përfshirë 187 vende, prej të cilëve janë përllogaritur të dhënat relative me vdekshmërinë foshnjore nga viti 1970 deri në vitin 2010, duke përdorur tregues të disa tipeve dhe duke i vlerësuar me një metodë krejtësisht të re. SHUMË PROGRES - Nga studimi rezulton se në botë vdekshmëria foshnjore nën moshën pesë vjeç është reduktuar nga 11.9 milionë në vitin 1990 në 7.7 milionë në vitin 2010, gati të gjitha të orientuara rreth periudhës së lindjes dhe vitit të parë të jetës. Duke marrë në konsideratë periudhën vitin 1970 deri sot, nëse 40 vjet më parë ishin 40 vende në të cilat vdisnin 200 të sapolindur në 1000, në vitin 1990 u reduktuan në 12 dhe sot asnjë vend nuk ka regjistruar një shifër më të lartë se kjo. Në 13 rajone të botës, përfshi të gjitha ato të Afrikës subsahariane, janë regjistruar progrese të dukshme gjatë 20 viteve të fundit. Megjithatë ka ende shumë punë për të bërë për të arritur Objektivin e Mijëvjeçarit sepse në rrugën e duhur janë vetëm 31 vende në zhvillim dhe 54 vende të industrializuara. EVROPA - Megjithatë situata nuk është aq e thjeshtë edhe në botën e industrializuar, ku Britania e Madhe regjistron shifrën më të lartë të vdekjeve foshnjore në Evropën perëndimore, me 5.3 fëmijë në 1000 të lindur. Një shifër kjo që e ka çuar Mbretërinë e Bashkuar nga vendi i 12 që mbante në vitin 1970, në vendin e 33. Në Evropën perëndimore vendi me më pak vdekje foshnjore është Islanda (2.6), ndjekur nga Suedia (2.7), Qipro (2.8), Luksemburgu (2.9) dhe Finlanda (3). SHTETET E BASHKUARA - Kanë rënë në vendin e 42-të në botë, me 6.7 fëmijë të vdekur në 1000 lindje. Si Kanadaja ku reduktimi i vdekshmërisë nën moshën pesë vjeçare është reduktuar lehtë, me një mesatare 2 deri në 3 për qind për vit, kundrejt 3 deri në 5 për qind të vendeve të tjera të industrializuara. /e.v/
KOMENTE