Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ultimatum i hapur
English

Ultimatum i hapur

Sali Berisha duhet të jetë i saktë se në rast se do të dalë kundër draftit perëndimor, nuk do ketë më revolta ose protesta për hapjen e kutive, por për pranimin e konceptit perëndimor në Shqipëri

Spartak Ngjela*

Jemi në përkrahje të plotë të qëndrimit europiano-amerikan, të të gjithë botës perëndimore pjesë së cilës jemi, në lidhje me zgjidhjen e krizës.

Kam dalë të bëjë me dije opinion publik që Shqipërisë i është vënë ultimatum i rreptë, nga i cili mund të ngrihen të gjitha marrëdhëniet me BE dhe me të gjithë botën perëndimore, në rast se palët nuk bien dakord të bëjnë transparencën, me hapjen në fillim të kutive zgjedhore, ngrirjen e kutive të fletëve të votimit, derisa të bëhet hetimi.

Të gjitha veprimet e tjera që fliten lart e poshtë sot, nga papërgjegjshmëria e partisë tjetër, janë në kundërshtim me të ardhmen perëndimore të Shqipërisë.

Sali Berisha duhet të jetë i saktë se në rast se do të dalë kundër draftit perëndimor, nuk do ketë më revolta ose protesta për hapjen e kutive, por për pranimin e konceptit perëndimor në Shqipëri.

Është ultimatum i hapur, të cilin ne sot e pranuam si draft. Kryetari i Partisë Socialiste që ka qenë në Strasburg e ka pranuar, sot e rikonfirmuam dhe jemi në pritje të pranimit të palës tjetër.

(*) Fjala e kreut të PLD, pas takimit me aleatët, qëndrimet janë personale

KOMENTE