English

Çaktivizohet eksplozivi në vendin e krimit, lirohet rruga “Komuna e Parisit”

Tiranë, 25 Maj, NOA Update – Forcat e policisë kanë mundur që të çaktivizojnë lëndën eksplozive të gjendur mëngjesin e sotëm në një qendër interneti në rrugën “Komuna e Parisit”, pikërisht në vendngjarjen e krimit të rëndë ku një burrë vrau gruan e tij dhe më pas veten.

Në këtë mënyrë, është mundur të lirohet edhe qarkullimi dhe lëvizja e ndërprerë e mjeteve dhe personave në rrugën “Komuna e Parisit”, të detyruara këto nga pritshmëria e shpërthimit të lëndës plasëse që ndodhej në çantën e gjetur në qendrën e lartpërmendur të internetit.

Ende nuk dihet se kujt i përkiste nga dy viktimat kjo çantë, ndoshta edhe asnjërit prej tyre, gjithsesi, grupi hetimor është duke analizuar edhe detajet lidhur me këtë episod.

Ai pasoi atë të krimit të dyfishtë të ndodhur rreth orës 08.30 të mëngjesit të sotëm, ku Koço Shyti, 57-vjeçar nga qyteti i Beratit, ka qëlluar me pistoletë mbi të shoqen, Arjanën, dhe më pas ka vrarë edhe veten.

n.e/NOA

KOMENTE