Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Cilësia E Ajrit, Problem Kryesor Për Mjedisin Urban
English

Cilësia E Ajrit, Problem Kryesor Për Mjedisin Urban

TIRANË, 25 Maj /ATSH- Gjergji Mima/. - Cilësia e ajrit vazhdon të mbetet problemi kryesor me të cilin përballet sot kryeqyteti shqiptar, ku një nga shkaktarët kryesorë të ndotjes është kaosi i trafikut të makinave. Kjo ishte çështja kryesore e diskutimit të sotëm mes specialistëve të mjedisi në tryezën e rrumbullakët me temë "Problematika të ajrit urban në Shqipëri - Si të kontribuojmë për të thithur ajër të shëndetshëm?", të zhvilluar në hotel "Mondial", në Tiranë. Qëllimi i kësaj tryeze, të inicuar në kuadrin e fushatës kombëtare për ndryshim në mjedis "Vepro tani", ishte të adresojë për zgjidhje para aktorëve kryesorë të vendimmarrjes çështjen për përmirësimin e cilësisë së ajrit urban. Specialistë nga Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti i Shëndetit Publik, Ministria e Transportit, Ministria e Mjedisit, Avokati i Popullit, specialistë nga Universiteti i Tiranës, diskutuan rreth rreziqeve që has sot mjedisi shqiptar. Specialisti i ISHP-së, Arben Luzati, u shpreh se Shqipëria duhet të punojë me parametrat e BE-së përsa i përket çështjeve të mjedisit. Sipas tij, "një banor i kryeqytetit jeton 1.5 - 2 vjet më pak për shkak të ndotjes së ajrit. Ndërsa 80% e ndotjes së ajrit në kryeqytet vjen nga lëvizja e automjeteve, e më pas ndikojnë edhe ndërtimet". Luzati tha se "cilësia e ajrit nuk është aspak e mirë për shkak të përmbajtjes së lartë të grimcave të respirueshme, që depërtojnë thellë në rrugët e frymëmarrjes, që janë shumë të rrezikshme. Masat që merren në Tiranë për ruajtjen e cilësisë së ajrit janë ende të pa mjaftueshme". Ndërsa sipas specialistes në Ministrinë e Transporteve, Kozeta Gina, "që nga viti 2009 kontrolli teknik automjeteve i ka kaluar firmës zviceriane "SGS.SA", dhe në vitin 2009 nga 400 mijë mjete që janë në Shqipëri, kontrollin teknik e kanë kaluar 221.549 prej tyre". Gina u shpreh se sot në Shqipëri 82 % e mjeteve përdorin naftën. Sipas saj, këto shfira janë tregues të qartë të ndotjes së ajrit në vendin tonë nga makinat. Ndërkohë, sipas specialistëve, katër janë faktorët e ndotjes së ajrit në vendin tonë; rritja e qyteteve, moszbatimi i parimeve të zhvillimit të qëndrueshëm në biznes, konsumi i rritur i energjisë nga lëndët djegëse fosile(qymyr, naftë etj,) si dhe shtimi i trafikut rrugor. Sipas specialistëve, shqetësimi për ndotjen e ajrit është i rëndësishëm, pasi ndotja ul jetëgjatësinë e popullsisë, ul sëmundshmërinë, sidomos të fëmijëve dhe grupeve vulnerabël si dhe ul cilësinë e jetës./s.s./
KOMENTE