Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Durrës, Mbytet Në Rezervuar 17 Vjeçari
English

Durrës, Mbytet Në Rezervuar 17 Vjeçari

DURRËS, 25 Maj/ATSH/.- Një 17 vjeçar është mbytur në një rezervuar pranë Shijakut, ndërsa kishte shkuar për t'u larë me shokët. Burime zyrtare nga Drejtoria e Policisë e Qarkut të Durrësit bënë të ditur për ATSH-në se Rikardo Berhani, 17 vjeç, banues në lagjen "Lugina" të Shijakut, është mbytur sot rreth orës 14.00 në rezervuarin e njohur me emrin "Liqeni i Keçve", pranë qytetit të Shijakut. Sipas policisë, e cila ndodhet në vendngjarje, polumbarët e forcave speciale po punojnë për gjetjen e trupit të pajetë të viktimës. Ndërkohë po sot një 54 vjeçare nga Shkozeti ka gjetur vdekjen pas vetëhelmimit me fostoksinë. Policia tha se 54 vjeçarja me inicialet T. Z, u dërgua me urgjencë në Spitalin Ushtrak në Tiranë, por nuk arriti të mbijetojë. Policia po punon për zbardhjen e rrethanave dhe motiveve të kësaj ngjarjeje./s.s./
KOMENTE