Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ekskluzive NOA - Të pathënat e lindjes së Argita Berishës në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”
English

Ekskluzive NOA - Të pathënat e lindjes së Argita Berishës në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”

Tiranë, 25 Maj 2010 NOA - Arti Malltezi është djali që solli në jetë Argita Berisha (Malltezi), vajza e kryeministrit Sali Berisha. Burime nga materniteti “Mbretëresha Geraldinë” në Tiranë treguan për agjencinë NOA, detaje nga lindja VIP që pritej prej disa ditësh plot kujdes në maternitetin më të mirë në vend.

Fëmija i katërt i Argitës dhe Jamarbër Malltezit, ka ardhur në jetë në orën 05.00 të mëngjesit të së Martës 25 Maj 2010.

Arti u lind me peshë 3 kilogramë e 300 gramë. Ai erdhi në jetë pas afro tre orë operacion që u udhëhoq nga drejtori i Maternitetit “Mbretëresha Geraldinë”, dr. Halim Kosova, një mjek profesionist ndër më të mirët në Shqipëri dhe më gjerë, me përvojë shumëvjeçare në këtë fushë.

Në fakt, si të tre lindjet e mëparshme, kur Argita solli në jetë tre vajza, edhe këtë herë, lindja e djalit ka ardhur me operacion.

Argita ishte shtatzënë 37 javëshe kur solli në jetë në orët e para të 25 majit, Artin, djalin e vetëm, që gëzoi aq shumë prindërit, gjyshin dhe gjyshen e tyre dhe shumë të afërm e miq.

Për lindjen e Argitës, kishte rreth dy javë që bëheshin përgatitje në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë” në Tiranë.

Madje për të siguruar një ambient sa më të këndshëm, salla e operacionit, pavijoni në katin e tretë dhe dhoma VIP ku do të qëndronte nëna, u lyen rishtas.

Ndërkohë në oborrin e maternitetit u mbollën lule të reja, duke sjellë një pamje edhe më të hijshme te materniteti “Mbretëresha Geraldinë” në Tiranë.

Orët e operacionit, ishin vërtet emociononte për shumëkënd që ishte i pranishëm te materniteti “Mbretëresha Geraldinë”.

Ashtu si ndodh prej kohësh nëpër botë dhe siç këshillohet edhe nga mjekët gjinekologë shqiptarë, babai i bebit ka asistuar në orët plot ankth e emocion.

Jamarbri ka filmuar madje në video, të gjithë operacionin që solli në jetë djalin e tij të parë dhe fëmijën e katërt pas tre vajzave të njëpasnjëshme.

Në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”, kanë shkuar për të parë nga afër fëmijën e sapolindur dhe nënën e saj, çifti Sali dhe Liri Berisha.

Tepër i ngazëllyer nga ardhja në jetë e Artit të vogël, sikundër duket edhe në këto foto, kryeministri Berisha ka shprehur emocione të forta në këtë gëzim familjar e po ashtu dhe bashkëshorti i Argitës dhe nëna e saj, Liria.

Arti Malltezi, është kështu trashëgimtari i çiftit Argita dhe Jamarbër Malltezi. Arti u lind në të njëjtën datë si shenjtori Padre Pio, dhe siç thonë në Itali ku sot është një ditë festive, të lindësh në një ditë me të, të sjell goxha fat.

r.n/NOA

KOMENTE