Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Indi - Gjendet Kutia E Zezë E Avionit Që Shpërtheu Në Mangalore
English

Indi - Gjendet Kutia E Zezë E Avionit Që Shpërtheu Në Mangalore

MANGALORE, 25 maj /ATSH-AFP/ - Kutia e zezë e avionit të kompanisë ajrore "Air India" që u rrëzua të shtunën gjatë uljes në Mangalore, në jug të Indisë, u gjet sot në vendin e aksidentit që solli vdekjen e 158 personave, njoftuan hetuesit. Ajo është e padëmtuar", deklaroi një zyrtar i Drejtorisë së Përgjithshme të aviacionit civil indian, DGCA. Regjistruesit e zërave të bisedave, të konceptuar për të regjistruar bisedat në kabinën e pilotit, u gjet të dielën në mbrëmje. Kutia tjetër, e ngjashme me kutinë e zezë, e konceptuar për të regjistruar parametrat e fluturimit, por, që ruan të dhëna për një periudhë kohe më të shkurtër, u gjet gjithashtu. Avioni i "Air India Express", degë e "Air India", që vinte nga Dubai me 160 pasagjerë dhe 16 anëtarë ekuipazhi, doli nga pista të shtunën në agim për një arsye të panjohur dhe përfundoi në një zonë me bimësi përpara se të merrte zjarr. Tetë pasagjerë mbijetuan nga katastrofa, më e keqja që prej 14 vjetëve në Indi. /I.Pu.
KOMENTE