Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kukës, Vazhdojnë Kërkimet Për Gjetjen E 6 Vjeçares Së Zhdukur Katër Ditë Më Parë
English

Kukës, Vazhdojnë Kërkimet Për Gjetjen E 6 Vjeçares Së Zhdukur Katër Ditë Më Parë

- Policia ka ofruar 500 mijë lekë për personin që jep informacion për vendndodhjen e saj- KUKËS, 25 maj/ATSH-R.Hoxha/.- Zhdukja misterioze 4 ditë më parë e vajzës 6 vjeçare Bleona Mata në fshatin Zapod të rrethit të Kukësit, ka çuar në vendngjarje forca të shumta të policisë të cilat vazhdojnë kërkimet intensive edhe pse ende nuk kanë hasur në ndonjë gjurmë. Mbi 30 punonjës të policisë së rendit, 12 forca speciale dhe 500 banorë të fshatit Zapod, rreth 40 kilometra larg qytetit të Kukësit dhe rreth 400 metra larg kufirit me Kosovën janë vënë në kërkim të së miturës. "Policia ka vënë në dispozicion dhe një shpërblim prej 500 mijë lekësh për çdo person që mund të japë informacion", tha drejtori i Drejtorisë së Policisë së Qarkut, Sadri Ramcaj, i cili së bashku me drejtues të qeverisjes vendore të qarkut të Kukësit ka qenë sot në fshatin Zapod. "Kemi kryer takime me komunitetin i cili është mjaft i shqetësuar për këtë ngjarje, por nuk ka ndonjë gjurme të zhdukjes së vajzës 6 vjeçare edhe pse vazhdojnë kërkimet. Është një ngjarje e paprecedentë",- thotë prefekti Elez Maci. Policia e qarkut të Kukësit ka kontaktuar edhe me policitë e Kosovës e të Maqedonisë për gjetjen e së miturës, por deri tani kërkimet këtej e andej kufirit kanë qenë pa rezultat. Ngjarja zë fill rreth orës 17.00 të datës 22 maj, Izmir Mata, ka dhënë alarmin për zhdukjen e papritur të vajzës së tij 6 vjeçare, e cila ishte duke kullotur delet në livadhet pranë fshatit. Delet janë kthyer, por jo vajza e vogël, gjë që ka shqetësuar babain, i cili ka informuar menjëherë policinë si dhe banorët e fshatit, të cilët kanë nisur kërkimet. Zhdukjen e papritur të 6 vjeçares nuk e kanë vënë re as fëmijët e tjerë që kanë qenë pranë saj duke kullotur bagëtinë, por vetëm kanë gjetur xhupin e saj në lëndinën rreth 500 metra sipër fshatit./s.s./
KOMENTE