Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Mësuesit, sindikata firmos kontratën 4-vjeçare kolektive me MASH
English

Mësuesit, sindikata firmos kontratën 4-vjeçare kolektive me MASH

Tiranë, 25 Maj, NOA /Blerina Ahmetaj - Duke filluar nga ky vit shkollor, mësuesit në arsimin parauniversitar nuk do të kenë ngarkesë mësimore siç ndodhi këtë vit dhe kjo, në bazë të kontratës së re kolektive 4-vjeçare, e cila u firmos sot mes sindikatave të arsimit dhe ministrisë së Arsimit.

Palët, pas negocimeve të zhvilluara, arritën në përfundimin që të përsëritin Kontratën e deritanishme Kolektive të Punës të datës 4 korrik 2006, duke i bërë asaj ndryshimet, plotësimet dhe përmirësimet e nevojshme e duke e shtrirë për periudhën kohore deri më 31 dhjetor 2014.

Sipas kontratës, ngarkesa mësimore e mësuesve nuk do të ndryshojë por përveç kësaj, atyre do t’u njihen si orë pune, orët e kujdestarisë dhe ato të aktiviteteve.

Gjatë fjalës së tij, ministri Tafaj, theksoi se kontrata përmban disa elementë të rinj të përfshirë në kontratë.

“Kontrata përcakton një draft-rregullore për statusin e mësuesit si dhe përpunimin, përgatitjen dhe miratimin e kodit të etikës së mësuesit. Kontrata kolektive e punës

përfshin edhe pedagogët e arsimit të lartë dhe bën një hap përpara edhe në rregullimin e marrëdhënieve të punës në kuptimin e punësimit, rekrutimit, por edhe të ndërprerjes së marrëdhënieve të punës”, tha Tafaj.

Një element tjetër i kontratës është saktësimi për punonjësit e arsimit që plotësojnë moshën e pensionit pa mbaruar vitin shkollor. Kontrata parashikon se mësuesit nuk pensionohen në rast se janë vetëm dy muaj, para përfundimit të viti shkollor.

Ministri Tafaj ka siguruar sindikatat se do të kenë mbështetjen e vazhdueshme për çdo problem që lind në rregullimin e marrëdhënieve të punës të punonjësve të arsimit.

b.a/n.e/NOA

KOMENTE