Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Mtkrs Sjell Më Afër Vaçe Zelën
English

Mtkrs Sjell Më Afër Vaçe Zelën

-Promovohet në Basel të Zvicrës albumi muzikor "Vaçe Zela, larg dhe pranë njerëzve"- TIRANË, 25 Maj/ ATSH/- Një album special muzikor për artisten e mirënjohur të skenës shqiptare, Vaçe Zela, u promovua në 23 maj Basel të Zvicrës, bëri të ditur sot Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve. "Vaçe Zela, larg dhe pranë njerëzve", titullohet albumi special muzikor, ku janë përmbledhur gjitha krijimtaria e këngetares Vaçe Zela dhe që u bë i mundur nëpërmjet Sektorit të Kulturës së Diasporës në MTKRS. Zv/ministrja e TKRS, Suzana Turku, duke falenderuar këngëtaren e madhe Vaçe Zela për këngët e bukura që i ka dhuruar shqiptarëve, lexoi një letër që Kryeministri Sali Berisha i drejtoi Vaçe Zelës, koloses së këngës shqip, duke e falenderuar për kënaqësinë që na kishtë dhuruar me zërin e saj në skenë. Për nder të këngëtares së madhe Vaçe Zela, erdhi nga Londra edhe tenori shqiptar Saimir Pirgu, i cili interpretoi për nder të saj pjesë të zgjedhura të repertorit të kompozitorëve klasikë botëror. Në këtë aktivitet interpretuan dhe përshëndetën artistë të shquar të kulturës shqiptare në Diasporë, aktorja Liri Lushi, Edlira Dedja - Bytyqi, deputetë të Legjislativit në Parlamentin e Neuchatel, kitaristi Genc Dashi, këngëtarja Mimoza Selimi, këngëtari Hysni Zela, etj. Ndërsa përfaqësuesi i gjeneratës më të re të artistëve shqiptarë, Dilan Reka interpretoi një këngë të krijuar enkas për këtë aktivitet, kompozuar nga Edmond Zhulali, me tekst të Jorgo Papingjit. Këngëtarja Vaçe Zela ka lindur më 7 prill të vitit 1939. Vajza nga Lushnja, që u bë Artistja e Popullit, nuk e kishte menduar se të kënduarit e këngës shqipe do ta përfshinin në librin e 500 personaliteteve me më shumë influencë në botë, e vetmja shqiptare që mori këtë çmim nga Instituti i Biografive në Amerikë. Në Paris e krahasuan me këngëtaren e madhe franceze, Edit Piaf, ndërsa në Itali me të madhen Mina, teksa poeti Visar Zhiti do e quante zërin e Vaçes, një pjesë të lirisë së munguar. Do të këndonte që e vogël në aktivitetet e ndryshme që organizoheshin në qytetin e saj, ku u zbulua si talent për të qenë paskësaj pjesë integrale e të gjitha festivaleve të muzikës në Radio dhe më vonë në Radio- Televizion, që prej organizimit të parë të tyre në vitin 1962 dhe deri në vitin 1981, kur u largua nga skena si fituese e çmimit të parë. Ajo ka gjithashtu një kontribut të rëndësishëm edhe në muzikën e filmit, në të cilin ka interpretuar shumë këngë. Për yllin e muzikës shqiptare do të vinin njëri-pas tjetrit çmime të shumta. Këngët "Çelu si mimoza", "Djaloshi dhe shiu", "E dua vendin tim", "Ëndrra ime", "Lemza", "Nënave shqiptare", "O diell i ri", "Sot mbusha 20 vjet", "Të lumtur të dua" e shumë të tjera do të mbeteshin në fondin e artë të muzikës shqiptare. Ndërsa çmimet që do të shkonin për këngëtaren janë të panumërta. "Artiste e Merituar" në '73-in, "Artiste e Popullit" në '77-ën, "Mjeshtre e Madhe e Punës", "Qytetare nderi e Lushnjes", po në qytetin e lindjes. Kinoteatrit iu vu emri i saj dhe u ngrit një bust, ish-presidenti Alfred Moisiu i akordoi "Nderi i Kombit", ndërsa u shpall edhe "Qytetare Nderi e Qarkut të Fierit". Çmime të tjera ka marrë edhe jashtë territorit të Shqipërisë. Ajo ka marrë Diskun e Artë nga Amerika për kontribut në shoqëri në vitin '97, është zgjedhur gruaja e vitit '97-98 në Kembrixh të Anglisë, "Mikrofoni i Artë", nga Ministria e Kulturës e Kosovës, "Çmimi i karrierës" e shumë të tjera. Ndërsa Institutit Biografik Amerikan e rreshton në botimin e tij ndër 500 njerëzit më me influencë në botë. Viti 1991 do të shënonte ngjitjen e fundit në skenë për të, pikërisht në Zvicër, në një koncert për shqiptarët që jetonin atje. Sot, në moshën 71 vjeçare ajo kujtohet me adhurim nga publiku./s.d/s.s./
KOMENTE