Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Pasqyra E Shtypit Të Kosovës
English

Pasqyra E Shtypit Të Kosovës

PRISHTINË, 25 Maj /ATSH-B.Jashari/.- Më poshtë vijojnë titujt kryesorë të gazetave të Kosovës të ditës së sotme: "Koha Ditore" Nacionalistët serbë agresivizojnë garën zgjedhore për veriun e Kosovës - Shesheli e Koshtunica premtojnë "pastrim etnik" të veriut me para - Edhe Vojislav Shesheli edhe Vojislav Koshtunica u premtojnë serbëve se do të përpiqen t'i blejnë pronat shqiptare në veri, me qëllim që të të zgjerojnë pushtetin serb atje Tituj të tjerë: "Deklarimet e zyrtarëve për vizitën e Koshtunicës - për gjynah" - Deklaron Ramush Haradinaj, AAK Më shumë balancë mes serbëve dhe pakicave tjera Rohan: Zgjedhjet serbe në Kosovë të paligjshme Të arrestuarit, pjesëmarrës në samitin islamik në Bosnjë-Hercegovinë I burgosuri vdes në pritje të trajtimit mjekësor "Express" Shpërfillje totale - Yves de Kermabon dhe Pieter Feith po shpërfillin edhe institucionet e vendit, edhe mandatin e vet. Të dy Shefat, më 20 maj, kanë marrë një letër me porosi të qartë nga Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi për vizitat ilegale të zyrtarëve nga Serbia. Ai ka paralajmëruar se Republika e Kosovës do të veprojë vetë, nëse EULEX nuk e kryen detyrën që ka. Tituj të tjerë: Rrëfen në Amerikë - Pieter Feith ka shkuar në Amerikë, në një vizitë katërditëshe. Prokurorët me probleme dhe lëvdata Pamjet dhe realiteti - Opinion Koment - N'kurth - Kryeministri Hashim Thaçi duhet të ngritet mbi ngjarjet ditore dhe mbi polemikat me Johanes van Vreeswijk që po e meremeton CV'në në Kosovë. Përshkrimi i vendit të tij të punës është shumë më serioz. "Zëri" EULEX-i "rrezikon" koalicionin - Haradinaj i AAK-së thotë se nuk ka kompromise për korrupsionin. Qeveria flet për stabilitet, kurse LDK-ja bëhet gati për zgjedhjet e brendshme Tituj të tjerë: Për një Kosovë ndryshe Feith në SHBA prezanton Kosovën EULEX-i kontrollon estradën - Afrim Muçiqi e Sabri Fejzullahu janë kontrolluar detajisht, edhe në të brendshme, nga doganierët e EULEX-it. Kërkohet arrestimi i të paftuarve - Opozita akuzon institucionet që nuk po respektojnë Kushtetutën dhe integritetin e vendit Editoriali - Letër Kryeprokurorit (u.d.) të EULEX-it Opinione - Përbuzja e shtetit dhe e Kushtetutës "Infopress" Projektet miliardëshe - Sa peshojnë projektet kapitale që po realizohen nga Qeveria e Kosovës Tituj të tjerë: Zgjedhjet serbe, ilegale Të pakoordinuar! - Mungesa e koordnimit mes Policisë së Kosovës dhe EULEX, ka bërë të mundur futjen pa problem, bile me truproja të armatosura, të Koshtunicës në Kosovë Kosova ka shënuar progress Shtohet numri i nxënësve që e braktisin shkollimin Mbahet sekret norma e interesit për 407 milionë euro Editorial - Vazhdon qeverisja stabile e PDK-së "Epoka e Re" Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Jakup Krasniqi dhe bashkëpunëtorët e tij kanë udhëtuar për në Kuvajt - Në radhë Kuvajti - Krasniqi: Presim njohjen zyrtare ngë Kuvajti Tituj të tjerë: Opozita kërkon mbrotje të sovranitetit Feith: Në Kosovë është arritur përparim i rëndësishëm Sot kryetari i komunës së Beogradit Dragan Djilas e viziton Kosovën. Qëllimi i vizitës së tij është thënë të jetë shpërndarja e ndihmave humanitare në disa fshatra të banuara me serbë - Qeveria e Kosovës ia lejon vizitën Djilasit "Bota Sot" Shërbimet sekrete sllave dhe aksioni i armëve Tituj të tjerë: Ky është turp. Nuk do të duhej të ndodhte kurrë! - Walker kritikon kontrollimin e kryeministrit Nuk na njohin që ta mbajnë peng sovranitetin në veri! Huper: Të zbatohet Kushtetuta në Kosovë Luigji i XIV, kryeprokuror i EULEX-it Jemi fuqi më e madhe se e fqinjëve hegjemonistë - Editoriali "Lajm" Zyrtarët e Serbisë nuk e pyesin as EULEX-in për të hyrë në Kosovë - Shteti deri te ura! Tituj të tjerë: Editorial - S'ka kush t'i ndalë Kosova shumë afër BERZH-it - Edhe një votë Investimet e huaja në Kosovë, me rënie të vazhdueshme - Më pak investitorë Komuna ende nuk di se kur do të largohen objektet në rrugën prapa Katedralës - Pas plan (Prishtinë) "Tribuna shqiptare" Kosova kërkon depërtimin në organizatat e rëndësishme ndërkombëtare - Mision i suksesshëm Tituj të tjerë: Tiranë - Rama kërcënon sërish Prishtinë - Krasniqi në Kuvajt Shkup - Kritikojnë BDI-në Zyrtarë të Serbisë hyjnë në Kosovë për fushatë parazgjedhore - EULEX i papërgjegjshëm Sjellje e keqe e Serbisë Shtrihet shqipja në diasporë "Kosova Sot" Intervistë me shefin e Zyrës Ndërlidhëse të Komisionit Evropian, Renzo Davidi - 150 milionë euro në pikëpyetje Tituj të tjerë: Prishtina edhe sivjet pa ligj Ballkanin e pret zhgënjimi në Sarajevë Kapen mbi 130 mijë euro të falsifikuara, pesë nën pranga Editoriali - Rrethi vicioz i Kosovës /s.d/
KOMENTE