English

Planeti “gëlltitet” nga ylli

25 maj, NOA - Teleskopi hapësinor “Hubble” ka fotografuar në galaktikën tonë një planet, i cila “gëlltitet” nga ylli rreth së cilit rrotullohet.

Planeti me emrin “WASP-12b”, që u zbulua në vitin 2008 në largësi prej 600 vjet drite nga Toka, është planeti më i nxehtë në Rrugën e Qumështit.

Temperatura në sipërfaqen e tij është rreth 1.500 gradë Celcius. Planeti është 300 herë më i madh se Toka, ndërsa masën e ka 40 herë më të madhe se Jupiteri, planeti më i madh i sistemit diellor.

Planeti rrotullohet gjithnjë e më shpejtë, dhe shkencëtarët thonë se do të “gëlltitet” nga ylli i saj.

Instrumenti i ri, spektografi, i cili në teleskopin “Hubble” u instalua vitin e kaluar, ka zbuluar edhe elemente kimikë që asnjëherë nuk janë parë në sistemin tonë diellor, thonë shkencëtarët.

NOA/RFE

KOMENTE