Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Prishtinë, fillojnë xhirimet e filmit “Heroi”
English

Prishtinë, fillojnë xhirimet e filmit “Heroi”

Tiranë, 25 maj, NOA - Prej një jave në Prishtinë kanë nisur xhirimet e filmit, “Heroi”, një projekt filmik që trajton jetën e luftëtarëve të UÇK-së pas luftës . Një ceremoni e veçantë u organizua me rastin e ditës së parë të xhirimit të këtij projekti filmik nga kompania “ILIRIA FILM” me regji të Luan Kryeziut.

Filmi trajton jetën e luftëtarëve të UÇK-së pas luftës, duke pasqyruar jetën kosovare gjatë dhe pas luftës, si dhe veset që shkaktojnë dhe kanë shkaktuar dëme në zhvillimin e shoqërisë sonë, ndërsa në veçanti se si i ka pranuar shoqëria e pasluftës ata që kontribuan për lirinë e tyre.

Skenari i këtij filmi ka qenë i përzgjedhur nga komisioni artistik dhe bordi i Qendrës Kinematografike të Kosovës dhe në bazë të kësaj përzgjedhje Ministria e Kulturës do ta financojë me 50% të shumës së totalit të projektit.

Aktorët që do të marrin pjesë në këtë film do të jenë aktorë të njohur shqiptarë nga vendi dhe jashtë vendit.

Roli kryesor Heroi (nga i cili edhe filmi mban titullin) i është besuar aktorit tonë të njohur në botë Arben Bajraktaraj. Ky aktor është i njohur me rolet e tij të realizuara në filma ndërkombëtar “Taken”, “Harry Potter”, “Sex Traffic”, etj.

Aktorët tjerë të konfirmuar deri më tani janë aktorët e mirënjohur Salahudin Bilali, Enver Petrovci, Luan Daka, Çun Lajçi, Selman Lokaj, si dhe aktorë të tjerë nga Kosova, Maqedonia dhe Shqipëria të cilët pritet të konfirmohen më vonë.

Kamera do të drejtohet nga Roger Simonsz, i njohur me punët e tij si drejtor fotografie dhe operator me aktorë të shumtë hollivudian, si Meryl Strip, Antonio Banderas, Jennifer Lopez, Jecky Chen, etj.

m.s/NOA

KOMENTE