Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Rritet Tensioni Ndërmjet Dy Koreve, Veriu Në Prag Të Luftës
English

Rritet Tensioni Ndërmjet Dy Koreve, Veriu "Në Prag Të Luftës"

- Urdhri për gatishmëri u dha nga lideri Jong-il ROMË, 25 maj /ATSH-ANSA/ - Lideri koreanoverior Kim Jong-il ka urdhëruar ushtrinë të qëndrojë në gatishmëri për luftë, njoftoi agjencia e lajmeve koreanojugore Yonhap, që citon burime të Koresë së Veriut. Tensioni ndërmjet dy Koreve u përshkallëzua papritur me sanksionet e djeshme të Seulit kundër Phenianit, pas fundosjes së një anije luftarake koreanojugore që shkaktoi vdekjen e 46 personave. Urdhri i liderit Kim Jong-il për gatishmëri të lartë, "për të qenë gati për luftë nëse do të sulmohen", u bë i ditur nga refugjatët e Veriut në Seul, "North Korea Intellectuals Solidarity" (Nkis), sipas të cilit "gjendja e gatishmërisë u njoftua publikisht për të gjithë kombin". "Nkis" theksoi se urdhri është dhënë më 20 maj, të njëjtën ditë kur Koreja e Jugut shpërndau rezultatet e hetimeve të komisionit ndërkombëtar që arriti në përfundimin se një silur i një nëndetëse koreanoveriore goditi dhe fundosi anijen luftarake të Jugut. Ky incident ndodhi më 26 mars. Pra gjendja e gatishmërisë është shpallur para se Koreja e Jugut të shpallte masat e rënda kundër Veriut, me bllokimin, ndër të tjera, të shkëmbimeve tregtare. Ndërkohë Shtetet e Bashkuara dhe Koreja e Jugut kanë shpallur planet për manovra të përbashkëta antinëndetëse në të ardhmen e afërt. /e.v/
KOMENTE