Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Shërbimet Publike-Shqipëria, Vendi I Parë Në Botë Që Aplikon Sistem Prokurimi Tërësisht Elektronik
English

Shërbimet Publike-Shqipëria, Vendi I Parë Në Botë Që Aplikon Sistem Prokurimi Tërësisht Elektronik

- Zëdhënësja e Qeverisë, Majlinda Bregu, përshëndet vendimin e Kombeve të Bashkuara për vlerësimin e Shqipërisë me çmimin e ekselencës për prokurimet elektronike - TIRANË, 25 Maj/ATSH-Maela Marini/.- Ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu, njëkohësisht zëdhënëse qeverisë, tha sot se "Shqipëria është vendi i parë në botë që aplikon një sistem prokurimi 100 për qind elektronik, të detyruar për të gjitha shërbimet publike". Gjatë një komunikimi me median, Bregu përshëndeti vendimin e Kombeve të Bashkuara për vlerësimin e Shqipërisë me çmimin e ekselencës për prokurimet elektronike. "Reduktimi i burokracive dhe përmirësimi i shërbimeve publike, si pjesë e reformave të kësaj qeverie për transparencë dhe luftë kundër korrupsionit, janë vlerësuar maksimalisht nga Organizata e Kombeve të Bashkuara në vlerësimin e saj vjetor për qeverisjen dhe administratën publike", tha ajo. Sipas Bregut, "Organizata e Kombeve të Bashkuara do t'i akordojë Agjencisë së Prokurimeve Publike të Shqipërisë çmimin e ekselencës". Bregu informoi se "Agjencia Shqiptare e Prokurimeve Publike do të renditet përkrah 15 institucioneve në mbarë botën, që do të marrë çmimin për shërbime publike të shkëlqyera për vitin 2010". Zëdhënësja e Qeverisë theksoi se "Shqipëria renditet e dyta pas Gjermanisë në grupimin e vendeve të Evropës dhe Amerikes së Veriut për përmirësimin e transparencës, llogaridhënies dhe efikasitetit të shërbimeve publike". "Nga një sistem bllokues në letër i procesit të tenderimit, me mbi 70 për qind të tenderave të hapur 5 vite më parë, një procedurë që shoqërohej nga mungesa e transparencës dhe niveli i lartë i korrupsionit, sot Shqipëria është vendi i parë në botë që aplikon një sistem prokurimi 100 për qind elektronik, të detyruar për të gjitha shërbimet publike", tha Bregu. Në këtë mënyrë, sipas Bregut, ofrohet siguri, transparencë dhe prakticitet për komunitetin vendas dhe ndërkombëtar të bisnesit. "Ky është motivacioni që vlerëson Shqipërinë me çmimin e ekselencës për shërbimet publike", tha Bregu, ndërsa shtoi se "ky vlerësim vjen si rezultat i reformave të fuqishme të ndërmarra nga qeveria shqiptare". /a.ke/
KOMENTE