Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Shkup - Sondazh - Shumica E Qytetarëve Favorizojnë Ndërprerjen E Negociatave Me Greqinë Për Emrin E Maqedonisë
English

Shkup - Sondazh - Shumica E Qytetarëve Favorizojnë Ndërprerjen E Negociatave Me Greqinë Për Emrin E Maqedonisë

SHKUP, 25 maj /ATSH-MIA/ - Pjesa më e madhe e qytetarëve maqedonas favorizojnë ndërprerjen e negociatat për emrin dhe mendojnë se Maqedonia mund të hyjë në BE dhe në NATO edhe pa e ndryshuar emrin, doli sot nga një sondazh për llogari të gazetës ''Dnevnik''. Në sondazhin ku morën pjesë 1080 persona del se ekziston një dallim i dukshëm mes popullatës shqiptare dhe asaj maqedonase për probleme të ndryshme të vendit të vogël ballkanik. Në pyetjen nëse Maqedonia duhet të vazhdojë të kërkojë kompromis për emrin me Greqinë, 51 për qind e të anketuarve janë përgjigjur se ato duhet të ndërpriten ndaj 48 për qind, të cilët mendojnë të kundërtën. Sipas shpërndarjes etnike të votave, përqindja për vazhdimin e negociatave tek popullata shqiptare arrin në 79 për qind. Vlerësimi i përgjithshëm tek qytetarët është se ka një disponim të vogël dhe të pamjaftueshëm për zgjidhjen e problemit. Të pyetur nëse me kompromisin garantohet identiteti i Maqedonisë dhe anëtarësimi në NATO dhe BE nëse do të pranonin që emrit Republika e Maqedonisë t'i shtohet përcaktimi gjeografik, 52 për qind janë prononcuar negativisht, përkundër 44 për qind me mendim të kundërt. Tek 80 për qind e maqedonasve mbizotëron mendimi se Greqia nuk kërkon vetëm ndryshimin e emrit të vendit, por edhe heqjen dorë nga identiteti kombëtar./ a.jor.
KOMENTE