Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Shpërthim eksplozivi në banesën e kryetarit të OMONIA-s Vasil Bollano
English

Shpërthim eksplozivi në banesën e kryetarit të OMONIA-s Vasil Bollano

Himarë, 25 Maj 2010 NOA – Shpërthim i fuqishëm eksplozivi në shtëpisë së Vasil Bollanos, kryetar i Bashkisë së Himarës dhe kryetar i OMONIA-s, organizatë e minoritetit grek në Shqipëri. Ngjarja ka ndodhur në Himarë dhe shënohen dëme materiale, por fatmirësisht nuk ka viktima. Lajmi bëhet i ditur nga mediat greke të cilat kanë dhënë hapësirë të konsiderueshme duke mbajtur qëndrim për incidentin ende të paqartë, raporton korrespondenti i agjencisë NOA.

Ngjarja ka ndodhur në orën 00.15 duke gdhirë dita e djeshme (e Hënë), por nuk është bërë publike as nga z.Bollano dhe as nga policia e cila këtë incident nuk e ka raportuar dhe nuk e konfirmoi zyrtarisht.

Bëhet e ditur gjithnjë sipas mediave greke, se dëme ka pësuar jo vetëm shtëpia e z.Bollano por nga shpërthimi i fuqishëm janë dëmtuar banesat përreth si dhe disa automjete të parkuara.

“Nga shpërthimi i lëndës plasëse u shkatërrua porta kryesore e banesës së z.Bollano, u thyen xhamat e shtëpisë së tij dhe të fqinjëve të tij, u shkatërrua një automjet si dhe u dëmtuan pjesërisht disa të tjera”, - bënë të ditur mediat greke.

Nuk është hera e parë që një ngjarje e tillë i ndodh z.Bollano. edhe në periudhën e fushatës elektorale të zgjedhjeve të 28 qershorit që shkoi, një sasi lënde plasëse ishte vendosur në automjetin e tij, por për fat nuk pati viktima.

n.s/r.n/NOA

KOMENTE