Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Slloveni - Arrestime Në Kuadër Të Një Operacioni Antidrogë
English

Slloveni - Arrestime Në Kuadër Të Një Operacioni Antidrogë

LJUBJANË, 25 maj /ATSH-AFP/ - Policia sllovene njoftoi sot se kishte arrestuar disa persona në kuadër të një operacioni kombëtar kundër trafikut të drogës dhe krimit të organizuar duke konfirmuar kështu informacionet e njoftuara nga media serbe. "Policia përfundoi sot një hetim kriminal të një niveli kombëtar në lidhje me trafikun e drogës i hapur që prej disa muajsh'', deklaroi zëdhënësja e policisë, Maja Adleshiç. Media serbe kishte njoftuar më parë se policia sllovene kishte arrestuar 15 persona në kuadër të një operacioni të ndërmarrë në muajin tetor nga policia serbe kundër trafikantëve të drogës. ''Policia sllovene arrestoi disa persona në kuadër të të njëjtit operacion'', theksoi Adleshiç, e cila nuk ka dhënë detaje të tjera pasi policia do të ndërmarrë të tjera kërkime dhe operacione./ /ec/ a.jor.
KOMENTE