Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Sot Në Podgoricë, Miqësorja Shqipëri - Mali I Zi
English

Sot Në Podgoricë, Miqësorja Shqipëri - Mali I Zi

TIRANË, 25 Maj /ATSH-Gjergji Mima/ - Trajneri i Malit të Zi, Zllatko Kranjcar ka kërkuar patjetër fitore nga ndeshja e sotme me Shqipërinë, e cila sipas tij do t'u sjellë futbollistëve më shumë besim në vetvete në prag të eliminatoreve të Euro 2012. Duke folur në konferencën e fundit për shtyp përpara kësaj sfide, tekniku ndërsa ka vlerësuar Josip Kuzhenë si profesionist, është shprehur se malazezët do të dominojnë që nga fillimi në këtë takim. "Ekipi ynë gëzon një formë të mirë dhe u kam kërkuar futbollistëve dominimin e takimit nga minuta e parë, në mënyrë që të marrim një rezultat të kënaqshëm", tha kroati Kranjcar. Sipas tij, "në futbollin modern nuk ka të dobët apo të fortë, sidomos në nivele të tilla. Filozofia e futbollit shqiptar është shumë e ngjashme me tonën. Ata janë një ekip i mirë, me një specialist me përvojë dhe kanë marrë shumë rezultate të mira. Në eliminatoret e fundit kanë bërë shumë hapa përpara, por edhe shumë surpriza, siç ishte barazimi me Portugalinë". Kranjcar ka bërë të ditur se skuadra e drejtuar prej tij do të kërkojë fitore në mënyrë që të fitojë më shumë besim në vetvete për eliminatoret e ardhshme. "Shpresoj që në këtë ndeshje në Podgoricë gjithçka të shkojë mbarë dhe ekipi ynë të marrë fitoren. Na duhet suksesi, pasi në këtë mënyrë shtohet besimi në vetvete para fillimit të ndeshjeve kualifikuese për Europianin 2012", ka deklaruar ai. Tekniku kroat nuk e ka pasur problem të bëjë të ditur as formacionin, ku ajo që bie në sy është mungesa e Stefan Jovetiç të Fiorentinës. "Nuk kam dilema në lidhje me formacionin që do të luajë përballë Shqipërisë. Prandaj takimin do ta nisim me këtë përbërje: Bozoviç, Paviçeviç, Basha, Batko, Jovanoviç, Novakoviç, Kashçelan, Bozoviç, Vukçeviç, Vuçiniç dhe Daloviç", tha Kranjcar. Kombëtarja shqiptare ka udhëtuar dje paradite me autobuz drejt Malit të Zi, ku sot në orën 20.15 do të zhvillohet miqësorja e dytë për vitin 2010, pas asaj me Irlandën e Veriut. Në fakt, miqësorja me Malin e Zi shihet si një test tepër i rëndësishëm nga trajneri Josip Kuzhe. Sipas tij, loja e skuadrës së Kranjcar është e ngjashme me atë të Rumanisë dhe futbollistët duhet të tregojnë në fushë se e meritojnë të jenë pjesë e kombëtares në eliminatoret e Euro 2012. Kuzhe ka bërë të ditur se do të hedhë në fushë një skuadër me dy sulmues të deklaruar, Bogdani e Salihi, ndërkohë që problemi i vetëm është dëmtimi i Kristi Vangjelit. Në vend të tij, kroati do të hedhë në fushë Agollin në të majtë, ndërsa në mbrojtje do të luajnë edhe Cana, Curri e Dallku. Në mesfushë do të luajnë Bulku, Duro, Skela dhe Lika./n.m/
KOMENTE