Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Axhenda Ndërkombëtare 26 Maj 2010
English

Axhenda Ndërkombëtare 26 Maj 2010

------------------------------------------------------------- NGJARJE KRYESORE ------------------------------- SEUL - Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton, i bëri thirrje sot në Seul, Koresë së Veriut të ndërpresë provokimet dhe kërcënimet dhe theksoi se komuniteti ndërkombëtar do të kundërpërgjigjet ndaj mbytjes së një anijeje lufte koreanoveriore. Koreja e Jugut përsëriti se parashikon ta ndëshkojë Korenë e Veriut. LONDËR/FRANKFURT/BRUKSEL/PARIS - Ndjekje e krizës financiare në Evropë, ku tregjet, mjaft të ndjeshme dhe euroja kanë rifilluar të bien dje, në kuadrin e shqetësimeve rreth situatës buxhetore të vendeve të zonës si dhe të pasojave të planeve të tyre shtrënguese ekonomike në rritjen ekonomike. - Në Londër, ministri i Financave George Osborne takohet me sekretarin për Thesarin Timothy Geithner, i cili niset më tej për në Gjermani, ku pritet të takohet në mbrëmje në Frankfurt me presidentin e Bankës Qendrore Evropiane, BCE, Jean-Claude Trichet. - A Paris, Organizata për Bashkëpunimin dhe Zhvillimin ekonomik (OCDE) paraqet parashikime ekonomike gjashtëmujore për të gjithë botën e zhvilluar. TË TJERA -------------- KINGSTON - Kryeministri xhamajkian, Bruce Golding, premtoi rivendosjen e rendit në vend, pas sulmit në Kingston kundër bastionit të një baroni droge, që shkaktoi të paktën 60 të vdekur, shumica civilë. NJU ORLINS (SHBA) - Kompania e naftës BP po përgatitet të hedhë çimento në pusin e naftës që vazhdon të rrjedhë në Gjirin e Meksikës. CAP CANAVERAL (SHBA) - Anija kozmike Atlantis kthehet në tokë pas misionit të fundit në hapësirë (12:48). JERUSALEM - Manovra të përvitshme të mbrojtjes civile, "Turning Point 4" (deri më 27 maj), që kanë shkaktuar kritika dhe shqetësime në Liban. Sirenat e alarmit do të bien për një minutë e gjysmë në të gjithë territorin izraelit në orën 11:00 lokale (08:00) për t'i bërë thirrje popullsisë të futet në vendstrehime. BANGKOK - Ndjekje e situatës në Tajlandë ndërkohë që pushteti lëshoi një mandatarresti për "terrorizëm" kundër ish-kryeministrit në mërgim Thaksin Shinawatra, i akuzuar si i përfshirë në aktet e dhunës në kuadrin e manifestimeve të "këmishëkuqve". XHEDAH - Kancelarja gjermane Angela Merkel vazhdon vizitën në Arabinë Saudite përpara se të shkojë në Katar në kuadrin e turneut të saj në rajon gjatë të cilit do të shkojë të enjten në Bahrein. NJU JORK (OKB) - Kryeministri libanez Saad Hariri shprehet përpara Këshillit të Sigurimit të OKB-së, i kryesuar nga Libani për muajin maj. NIKOZI - Rifillojnë nën mbikëqyrjen e Kombeve të Bashkuara negociata për ribashkimin e Qipros, të ndërprera në fund të marsit me afrimin e zgjedhjeve në Republikën turke të Qipros së Veriut (RTCN, e njohur vetëm nga Ankaraja), që sollën në pushtet nacionalistin Dervish Eroglu. BRUKSEL - Conferencë shtypi e komisioneres evropiane për Klimën, Connie Hedegaard për objektivat e BE-së lidhur me zvogëlimin e gazit me efekt serrë. VARSHAVË - Ndjekje e përmbytjeve që kanë përfshirë vendin që prej më tepër se një jave, të shkaktuara nga vërshime rekord të lumenjve Vistula dhe Oder. /I.Pu.
KOMENTE