Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Hillary Clinton Mbërrin Në Korenë E Jugut Në Mes Të Krizës
English

Hillary Clinton Mbërrin Në Korenë E Jugut Në Mes Të Krizës

SEUL, 26 maj /ATSH-AFP/ - Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton, mbërriti sot në Seul, pas një vizite në Pekin, në etapën e fundit të turneut të saj një javor në Azi, në mes të krizës në gadishullin korean, njoftoi AFP-ja. Clinton mbërrin në Seul ndërkohë që Koreja e Veriut vendosi dje të ndërpresë marrëdhëniet me Korenë e Jugut të cilën e kërcënon me "fillimin e luftës" nëse do t'i vendosen sanksione të reja. Pheniani kërcënoi sot me mbylljen e një pjese të kufirit me Jugun nëse Seuli rifillon propagandën kundër Veriut, njofton agjencia zyrtare KCNA. Në Pekin, Clinton arriti të siguronte që Kina, aleati i vetëm me influencë i Phenianit, të pranojë "bashkëpunimin" me Shtetet e Bashkuara përballë krizës së re koreane. Koreja e Veriut është akuzuar nga hetues ndërkombëtarë se ka shkaktuar në fund të marsit mbytjen e anijes së luftës Cheonan, në Detin e Verdhë që solli vdekjen e 46 personave mes marinarëve koreanojugorë. /I.Pu.
KOMENTE