Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Interviste/ Kacaroglu: Investimet Turke Në Shqipëri Në Nivele Të Kënaqshme
English

Interviste/ Kacaroglu: Investimet Turke Në Shqipëri Në Nivele Të Kënaqshme

-Ekskluzivisht për ATSH-në Atasheja tregtare e ambasadës turke në Tiranë, Serpil Kacaroglu- TIRANE 26 Maj/ATSH-A.Gjonaj/- Rritja e potencialeve ekomomike dhe tregtare mes Shqipërisë dhe Turqisë, përbën sfidën kryesore të Zyrës së Tregtisë së Jashtme pranë Ambasadës turke në Tiranë. Në një intervistë ekskluzive për ATSH-në, Atasheja tregtare e kësaj Ambasade, Serpil Kacaroglu vlerëson se në Shqipëri investimet turke janë në një nivel të kenaqshem dhe në të ardhmen, bizneset turke që do të ndodhen në Shqipëri do të japin kontributin e tyre për zhvillimin e të dy vendeve. Sa prezent eshte biznesi turk ne Shqiperi dhe sa e ndjen konkurrencen e bizneseve shqiptare dhe te huaja që zhvillojnë aktivitet në vendin tonë? Në Shqipëri investimet turke janë në një nivel të kenaqshem .Përafërsisht flitet për një shifër që kap 1.2 miliard dollar investime, nga të cilat 650 milionë dollarë janë investime të drejtpërdrejta, ndërsa të tjerat janë në fushën e sipërmarrjeve të ndërtimit (kontraktuese). Disa nga sektorët dhe firmat më të njohura që ushtrojnë aktivitetin e tyre në Shqipëri janë : Kurum në Elbasan, Alpet në shpërndarjen e karburantit, BKT në sektorin bankar, në sektorin e telefonisë fikse dhe celulare, "Calik Holding", në sektorin energjitik, në arsim do të veçoj kolegjet turke, firmën ENKA, që bëri të mundur ndërtimin e rrugës që bashkoi Kosovën me Shqipërinë, në industrinë prodhuese si kabllo, mobilje, konfeksione etj. Qellimi ynë është që të terheqim investitorë turq edhe në sektorë të tjerë sepse Turqia ka eksperienca të shumta dhe serioze në fusha të ndryshme. Ne duam zhvillimin e Shqipërisë dhe përsa i përket bashkëpunimit midis dy vendeve, duam që të rrisim marrëdhëniet. Psh, në fushën e mineraleve kemi firma serioze që kanë shfaqur interes, duam që Turqia të jetë me e pranishme në fushën e energjitikes. Gjithashtu, Tuqia ka eksperiencë në fushën e infrastrukturës në të cilën do të donim që të rrisim kapacitetet tona. Sidomos në lidhje me konfeksionet dhe materialet e ndërtimit duam që në tregun shqiptar të hyjnë marka dhe firma të njohura turke. Duke përfshirë ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, kemi rreth 100 firma turke, të cilat ushtrojnë aktivitetin e tyre në Shqipëri. Në përgjithësi firmat tona punojnë me partnerë shqiptarë dhe bëhet fjalë për një bashkëpunim shumë të mirë midis tyre. Një nga problemet kryesore është që në Shqipëri nuk është e njohur aq sa duhet fuqia konkuruese dhe industriale e Turqisë duke përfshirë këtu edhe imazhin negativ në lidhje me produktet turke. Ndaj një nga qëllimet tona kryesore është informimi i firmave shqiptare ne lidhje me fuqinë prodhuese si dhe industrinë e Turqisë. Tani në Turqi mund të prodhohet c'do produkt me kualitet të lartë që i përshtatet standarteve botërore. Turqia tashmë është një nga vendet më të industrializuara në botë dhe si e tillë, rritja e bashkëpunimit me Shqipërinë do t'a sillte në një pikë akoma më të mirë konkurencën në vend. Përpiqemi që të punojmë me shumë drejt këtij qëllimi, ndaj i japim shumë rëndësi informimit të dyanshëm. Në të ardhmen besoj se firmat që do të ndodhen në Shqipëri, do të japin kontributin e tyre përsa i përket zhvillimit të të dyja vendeve. Ju njihni mirë legjislacionin shqiptar. Si e vlerësoni në kuadër të tërheqjes së investimeve turke drejt vendit tonë. Cilat janë fushat që biznesi turk i sheh me interes? Legjislacioni shqiptar çdo ditë e më shumë po i përshtatet standarteve europiane dhe organizateve botërore të tregtisë. Dhe ajo që vemë re prej kohësh, është krijimi i një klime më të ngrohtë në lidhje me investimet e huaja. Ne gjithmonë i themi firmave dhe investitorëve turq, se Shqipëria është një nga vendet më të rëndesishme të rajonit përsa i përket logjistikës, potencialit etj, duke perfshirë këtu bregdetin, portet, mundesitë e transportit dhe sectorëve të tjerë që kërkojnë investim. Kjo, duke shtuar edhe zhvillimet në legjislacion paraqet mundësi të shumta investimi për investitoret turq. Edhe pse veç disa problemeve të vogla, që hasen gjatë investimeve, investitoret turq ndihen të kenaqur, c'ka bëhet shkas për ardhjen e investitorëve të rinj. Përveç kësaj, dua te theksoj faktin se qoftë nga ana e ministrive, por edhe nga sektori privat kemi ndjerë miqësinë ndaj shtetit turk, ndaj firmave turke dhe pa dyshim, mikpritjen dhe ngrohtesinë që kane ndaj shtetasve turq. Bashkëpunimi i tyre drejt zgjidhjes së problemeve është ndjenjë kënaqësie e madhe per ne. Në momenin ku afërsia dhe miqësia midis dy popujve tanë reflekton edhe në biznes, besojmë se marrëdheniet tregtare do të arrijnë në një dimension më të avancuar. Besojme se rruga që Shqipëria ka zgjedhur është një rrugë e drejtë dhe duke dashur që edhe Turqia të ecë së bashku me Shqipërinë si "dy shtete miq" me të vertetë që po shohim zhvillime shumë pozitive në këtë kuadër. Cfare përfaqëson zyra e tregtisë së jashtme turke në Tiranë dhe si funksionon? Qëllimi kryesor i Zyrës së Tregtisë së Jashtme pranë Ambasadës është zhvillimi i marrëdhënieve ekonomike dhe tregtare midis dy shteteve. Ne japim shërbimin tonë në sektorë të ndryshëm si energjitikë, investime, tregti e jashtme, informin të ndërsjelltë për rritjen e marrëdhënieve tregtare midis dy vendeve, etj. Prezantimi sa më i mirë i ekonomisë dhe industriesë turke në Shqipëri, në të njëjtën kohë dhe informimi i bizneseve dhe investitorëve turq për potencialet që ka Shqipëria, është prioriteti ynë. Në këtë kuadër, kemi disa aktivitete, ku veçoj organizimin e grupeve të biznesit shqiptar për panairet e sectorëve të ndryshëm që zhvillohen në Turqi, ku firmat shqiptare ftohen për t'u njohur me ato turke, si dhe organizohen gjithashtu takime dypalëshe. Organizimi bëhet nga Zyra jonë, ndërsa shteti turk mundëson pjesëmarrjen në panaire, duke paguar akomodimin dhe gjetjen e firmave të përshtatshme turke për takimet dypaleshe. Përvec tyre, organizojmë Misione Biznesi për investitorët turq. Duke i ndihmuar ata në gjetjen e partnerëve të përshtatshëm shqiptar, i sjellim më afër me kolegët e tyre. Përvec këtyre, organizojmë edhe Panairin e Prodhimeve Turke në Shqipëri. Pra, qëllimi kryesor i zyrës sonë është njohja dhe informimi. Por megjithatë, nuk duhet lënë mënjanë edhe pjesa zyrtare që është kompetence e Zyres sonë, ku përfshihen të gjitha marreveshjet si Marreveshjet e Tregtisë së Lirë, nxitja e investimeve etj./n.m/
KOMENTE