Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kukës: Policia Shton Forcat Në Kërkim Të 6 Vjecares Së Zhdukur
English

Kukës: Policia Shton Forcat Në Kërkim Të 6 Vjecares Së Zhdukur

KUKËS, 26 maj/ATSH-R.Hoxha/ - Policia ka shtuar përpjekjet e saj në kërkim të vajzës 6 vjeçare, B. M., nga fshati Zapod i Kukësit, e shpallur e humbur prej 4 ditësh. "Nga mëngjesi i sotëm në drejtim të vendngjarjes janë nisur forca të tjera, veç 30 policëve që janë prej dy ditësh në kërkim të fëmijës së zhdukur në mënyrë misterioze",- tha për ATSH-në zëdhënësja e Drejtorisë së Policisë së Qarkut, Odeta Popa. Sipas saj, me gjithë kërkimet intensive të shtrira jo vetëm në fshatrat Zapod e Orgjost, por edhe në Kosovë, deri tani nuk ka asnjë lloj gjurme të fëmijës. Dje në fshatin e saj vajzës kanë qenë të pranishëm edhe prefekti i Kukësit, Elez Maçi, dhe drejtori i policisë së qarkut, Sadri Ramcaj. Nga policia e shtetit është vënë një shpërblim prej 500 mijë lekësh për personin që do të japë informacion të saktë në lidhje me këtë ngjarje. Po ashtu është kontaktuar me gjuetarët në të dy anët e kufirit, pasi nuk përjashtohet mundësia që 6 vjeçarja të jetë rrëmbyer nga ndonjë kafshë e egër që janë të shumta në pyjet e asaj zone. Ngjarja zë fill rreth orës 17 të datës 22 maj, kur prindi i 6 vjeçares, Izmir Mata, ka dhënë alarmin për zhdukjen e papritur të vajzës, ndërsa megjithë kërkimet e deritanishme të policisë e banorëve të fshatrave Zapod e Orgjost nuk është gjetur asnjë gjurmë e saj./ch/
KOMENTE