English

"Kult 2010", Nesër Në Tkob

TIRANË, 26 Maj/ ATSH-Suada Daci/- Nesër në mbrëmje (27 maj) në sallën e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit do të zhvillohet ceremonia e ndarjes së çmimeve "Kult 2010", ku do të vlerësohen me çmime 11 personalitetet më të mirë të vitit 2009. Në 11 kategoritë e caktuara, sipas fushave të ndryshme të artit, konkurrojnë 4 artistë. Artistët pjesëmarrës në këtë konkurs vlerash artistike dhe kulturore, janë vlerësuar për veprimtaritë e zhvilluara në vitin që lamë pas nga Akademia Kult. Për të arritur në natën finale të "Kult 2010", garën e kanë nisur 51 interpretues lirikë, 42 instrumentistë, 74 artistë pamorë, 28 skenografë, 44 shfaje teatrale, 36 regjisorë, 183 libra studimor, 151 libra artistikë, 170 përkthime, 110 albume muzikore. "Në edicionin e gjashtë të çmimeve Kult 2010 janë 44 artistë të nominuar për 11 çmime dhe njëkohësisht janë dy çmime speciale që do t'i zbulojmë gjatë spektaktit", u shpreh në një konferencë për shtyp Presidenti i Akademisë Kult, Ylli Sula. Ai tha se, " një risi këtë vit do të përbëjë mënyra e prezantimit që do të jetë ndryshe. Sipas tij, thelbi i këtij aktiviteti është ndihmesa në ndërtimin e një sistemi vlerash dhe referencash në fushën e artit". Fituesit do të përzgjidhen falë një votimi të kombinuar mes jurisë dhe televotuesve, të cilët mund të votojnë përmes faqes së internetit www. akademiakult.com , si dhe përmes mesazheve. Artistët e zgjedhur për çmimet "Kult 2009" sipas kategorive janë : Aktori i vitit: Arben Derhemi (Zbutësi i kafshëve)-" Forca e zakonit" Vasjan Lami (Garibaldi)- "Forca e zakonit" Roland Trebicka (z.Smith)- "Këngetarja tullace" Viktor Zhusti (Xhorxhi)- "Kush ka frikë nga Virginia Woolf" Aktorja e vitit: Armela Demaj (Bernarda Alba)- "Shtëpia e Bernarda Albës" Eva Alikaj (Marta)- "Kush ka frikë nga Virginia Woolf" Olta Dako (Maria)-"Të gjithë me huqe" Yllka Mujo (Filumena)- "Filumena Marturano" Regjia e vitit: Alfred Trebicka- "Kolonel Zogu" Driada Dervishi- "Boll kështu nuk shtyhet më" Kushtrim Bekteshi- "Kush ka frikë nga Virginia Woolf" Milto Kutali- " Romancë dashurie" Skenografi: Genc Shkodrani- "Norma" Ilir Martini- "Burri im ka ...0 km" Sonilda Bardhoshi - "Parfumeria" Zef Paci- "Shën Gjon Kryepremi" Artisti Pamor: Hasan Nallbani- ekspozitë personale pikturë "2006-2009" Lumturi Blloshmi- ekspozitë personale "It's wonderful life" Najada Hamza- ekspozitë personale "28 maj" Ziso Kamberaj- ekspozitë e përbashkët me Marco Fantini Interpretuesi lirik: Armaldo Kllogjri (Andrea Chenier)- "Andrea Chenier" Etleva Golemi (Maddalena de Coigny)- "Andrea Chenier" Evis Mula (Bess)- " Porgy and Bess" Shpresa Beka (Adalgiza)- "Norma" Instrumentisti i vitit Dhurata Lazo (piano)- koncert me orkestrën e RTSH-së me pjesë nga kompozitori Edëard Greig në koncert për piano në La Minor, opus 16" si dhe "Simfonia nr.4 Mi b major", e Anton Bruckner Merita Rexha (piano), -koncert recital me pjesë nga Robert Schumann Petrit Çeku (kitarë)- koncert për kitarë për orkestër me orkestrën e RTSH-së, me pjesë nga Kujtim Laro, Dimitri Shostakoviç dhe Joaquin Rodrigo Suela Mullaj (violinë)- koncert me orkestrën e RTSH-së së bashku me violinçelistin ukraninas Aleksandër Zyumbrovksi me 2 uvertura të Rossinit si dhe një koncert për violinë, violinçel dhe piano i Beethoven Botime artistike Bashkim Shehu: Mozart me vonesë- roman Eqerem Basha: Shtëpia e Mallit- tregime Ledia Dushi: Me mujt me fjet.... me kthimin e shpendëve- poezi Romeo Çollaku: Për shtegëtarët e pak metrave katrorë- tregime Botime të përkthyera: Afrim Koçi, Tomas Man-Mali magjik- roman Aurel Plasari, Anna A.Ahmatova- poezi Ben Andoni, Mesa Selimovic- Dervishi dhe Vdekja- roman Virgjil Muçi, Ivo Andric- Kronikat e Travnikut (Koha e Konsujve)- roman Botime studimore: Ferid Duka- Shekjut osmanë në hapsirën shqiptare- studime dhe dokumenta Floresha Dado-Sfida teorike të histriografisë letrare- studim Pëllumb Xhufi- Nga Paleologët te Muzakjat: Berati dhe Vlora shek.XII-XV- studim, histori Ludmilla Buxheli- Fjalët e përngjitura në gjuhën shqipe- gramatika, sintaksa Albumi muzikor i vitit Big Basta-"N'laborator" Bojken Lako- "Rrugë" Djemtë e Detit- 'Epos" Kujtim Prodani- "Me sytë nga Dera" /f.n/
KOMENTE