Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Lushnjë: Nis Festivali I V Folklorik Tipologjik Kombëtar
English

Lushnjë: Nis Festivali I V Folklorik Tipologjik Kombëtar

LUSHNJË, 26 Maj /ATSH-Rr.Isufaj/.- Festivali i V-të Folklorik Tipologjik Kombëtar, organizuar nga Qëndra Kombëtare e Veprimtarive Folklorike prezantoi të martën në mbrëmje grupin etnogtrafik të Tiranës, Durrësit, Beratit, Prizrenit dhe grupin e vllehëve të Kavajës. Ky Festival i cili do të vazhdojë për gjatë tre ditëve veç grupeve të 12 qarqeve të vendit do të prezantojë dhe grupet e shqiptarëve nga Mali i Zi, Maqedonia dhe Kosova. "Për tre netë me radhë grupet pjesëmarrëse nga vëndi dhe diaspora do të prezantojnë veshjet popullore, vallet, folklorin, trashëgimëninë e pasur të vlerave kulturore", tha kryetari i bashkisë së Lushnjës, Albert Sanxhaku, në fjalën e tij përshëndetëse. "Qyteti i Lushnjes shquhet për kulturën dhe veprimtaritë artistike si dhe për emrat e mëdhenj që i ka dhënë kulturës kombëtare, si Vaçe Zela, Margarita Xhepa, Vath Koreshi , emra që janë shndërruar në legjendë," tha Sanxhaku. "Grupet e përzgjedhura përbëhen nga interpretues, specialistë e njohës të spikatur të folklorit, dhe do të sjellin traditën kulturore shpirtërore të kombit tonë si brenda dhe jashtë hartës politike, për t'ua transmetuar brezave," tha drejtori i QKVF, Esat Ruka. ./ch/
KOMENTE