Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Pasqyra E Shtypit Shqiptar
English

Pasqyra E Shtypit Shqiptar

TIRANË, 26 Maj/ATSH/.- Më poshtë vijojnë disa nga titujt kryesorë të shtypit shqiptar të publikuara të mërkurën: Gazeta "Panorama" RISTANI I KQZ/ "PAKTI PS-PD? FLETËT E VOTIMIT DIGJEN NË GUSHT" Kriza politike/Kryetari i KQZ, Arben Ristani, ka deklaruar mbrëmë në "Ora News" se periudha gusht-shtator është afati i fundit për djegien e fletëve të votimit. "Në atë periudhë, Presidenti dekreton zgjedhjet vendore dhe ne duhet të bëjmë bazën materiale, ndërsa puna e Komisionit Hetimor Parlamentar kërkon një periudhë të gjatë kohore". Presidenti Topi takim kokë më kokë me Ramën: "Folëm për situatën politike". Ambasadori i OSBE-së: "I lumtur që pashë dy palë në Kuvend". Tituj të tjerë të kësaj gazete: Argita lind për herë të katërt me operacion, Berishës i bëhen gjashtë nipër e mbesa Rama si Withers: Gabim me rrëzimin e Vangjel Kostës Pas divorcit/Tiranë, burri ekzekuton gruan dhe veten në lokal Gazeta "Shqip" PD-PS PËRPLASEN TE TOPI PËR ZËVENDËSIMET NË GJYKATA Partia Socialiste është e gatshme të negociojë për krizën politike mbi bazën e propzoimeve konkrete. Përmes kryetarit të saj, Edi Rama, ajo hodhi hapat e fundit institucionalë një ditë para se në Tiranë të mbërrinin ekspertët ndërkombëtare, që do të ndërmjetësojnë mes palëve. Rama, 60 minuta në zyrën e Presidentit. Patozi: Qëndrimi ndaj "Kostës" ishte vendim politik. Tituj të tjerë të kësaj gazete: Pacienti me tumore false, ekzaminime në tri klinika Ina Rama: Tronditës krimi ndaj pasurisë, imuniteti penfgon hetimet Magjia e Hamdi Salihit, mposht Malin e Zi Gazeta "Koha Jonë" ISLAMI: NË PS, 30 PËR QIND JANË MILIONERË Intervista/Sekretari për Çështjet Zgjedhore në Partinë Socialiste tha mbrëmë në "Opinion" se elita e forcës kryesore të opozitës ka ndrshuar "shumë shpejt dhe tërësisht". Evidenton se tani një e treta në PS janë njerëz të pasur dhe biznesmenë. Ndalet tek kreu Rama, e akuzon për autoritarizëm. Tituj të tjerë të kësaj gazete: KE/Heqja e vizave, gati propozimi pozitiv për Shqipërinë Nënkryetari i PD-së/Patozi: Kosta, kandidaturë politike, votimi mëse normal Berisha për të gjashtën herë gjysh Gazeta "Shekulli" MËSUESIT, ZGJATEN KONTRATAT DERI NË 2014 Tafaj firmos me Sindikatën e Arsimit kontratën e re kolektive. Shtyhet dalja në pension e arsimtarëve. Tituj të tjerë të kësaj gazete: Ina Rama: krimi ka mbështetje politike Gruaja plagos burrin dhe vret vjehrrën Negociatat/Kriza, Rama takohet me Topin Gazeta "Rilindja Demokratike" GATI PROPOZIMI ZYRTAR I BE-së PËR HEQJEN E VIZAVE Propozimi do t'i përcillet Samitit të Sarajevës më 2 qershor dhe më pas do të kalojë për votim në Këshillin e Ministrave të Komisionit Europian dhe PE, për t'u bërë i prekshëm nga qytetarët në vjeshtën e këtij viti. Tituj të tjerë të kësaj gazete: OKB: Shqipëria, e para në botë për prokurimet publike, 100 % on line Rama i vërsul kundërshtarëve politikë trafikantin Doshi Reagon OSBE: Ka deputetë që nuk e kuptojnë Kuvendin Gazeta "Integrimi" EKSPERTI I BERZH: "KRIZA GREKE NUK SJELL PASOJA PËR SHQIPËRINË" Ekonomisti i BERZH-it, Peter Sanfey: Shqipëria ka treguar elasticitet gjatë krizës globale. Do bëjë të njëjtën gjë edhe ndaj situatës ekonomike në Greqi. Tituj të tjerë të kësaj gazete: Komisioni Europian/gati propozimi për liberalizimin e vizave për Shqipërinë Vlerësimi/Prokurimet publike, OKB i jep Shqipërisë çmimin e ekselencës Shezai Rrokaj: Institucionalizimi i dialogut, shtysë për integrimin e Shqipërisë Gazeta "Zëri i Popullit" EDI RAMA: JO VEPRIMEVE DESTRUKTIVE E AKTEVE BRUTALE Ne jemi gati për zgjidhjen, pala tjetër nuk ka pse fshihet pas alibive që tanimë janë rrëzuar dhe as duhet ta vonojë pranimin e zgjidhjes, duke u faturuar shqiptarëve pasoja krejt të pamerituara. Tituj të tjerë të kësaj gazete: Debati/Maxhoranca "kap" Prokurorinë me rezolutë, heqja e imunitetit në letër Kriza/"Eurobondet", Qeveria në vështirësi për të paguar borxhin Lohan dhe Bosch: Kujdes me fondet e BE-së për Shqipërinë! /e.ç/
KOMENTE