Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Prishtinë, konferencë shkencore për gjuhën shqipe
English

Prishtinë, konferencë shkencore për gjuhën shqipe

Prishtinë, 26 maj, NOA - Akademikë studiues dhe njerëz të letrave shqipe do të marrin pjesë nesër në një konferencë shkencore me temë “Shqipja standarde dhe gjendja aktuale e përdorimit të saj”.

Referues në Konferencë dhe pjesëmarrës në debat do të jenë albanologë nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi dhe një numër albanologësh të huaj.

Referatin kryesor me titull “Gjuha standarde mes dy frontesh” do e mbajë akademiku Rexhep Qosja.

Takimi organizohet nga kolegji “Iliria” dhe Instituti për Kërkime dhe Shkencë i këtij kolegji. Aktiviteti do të nis në orën 11: 00 Hotel Grand në Prishtinë.

Në këtë konferencë do të marrin pjesë, krahas albanologëve nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi dhe albanologëve të huaj, edhe përfaqësues të institucioneve shkencore , arsimore dhe të qarqeve akademike shqiptare.

Kumtesa të tjera do të mbajnë dhe Prof. Dr. Emil Lafe. Prof. Dr. Shefkije Islamaj, Prof. Dr. Agim Vinca, Prof. Dr. Shezair Rrokaj, Prof. Isa. Bajqinca, Prof. D.r Dieter Nehring, Prof. Dr. Qemal Murati

Synimi i konferencës është shqyrtimi i problemet kryesore me të cilat ballafaqohet sot gjuha standarde dhe sfidat kryesore që dalin para saj.

m.xh/NOA

KOMENTE