Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
SHBA, dënohet me burgim të përjetshëm se vodhi një palë çorape
English

SHBA, dënohet me burgim të përjetshëm se vodhi një palë çorape

SHBA, 27 Maj NOA – Shok ka shënuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës fakti se është dënuar me burgim të përjetshëm. Bëhet fjalë për 48-vjeçarin që ju shihni në foto, Dean Rockmore nga Florida e SHBA-ve, një burrë i cili akuzohet se vodhi në një dyqan një pako në të cilin kishte çorape me vlerë prej 4 dollarësh.

Ngjarja kishte ndodhur në 29 mars 2009, pak kohë pasi më 26 janar 2009, Rockmore ishte liruar nga burgu.

Shitësi i dyqanit e kishte parë personin teksa po bënte diçka të tillë të jashtëligjshme dhe në moment ai kishte shkuar për ta ndaluar.

Më pas gjatë ndjekjes në parking, kur vuri re se në brezin e pantallonave të 48-vjeçarit ishte prania e një pistolete, atëherë ai nuk insistoi më dhe e la atë të merrte pakon e çorapëve.

Kështu akuza për personin që kreu këtë akt të jashtëligjshëm ndryshoi, nga vjedhje, në vjedhje me armë dhe armëmbajtje pa leje.

Dhe për më tepër, duke parë dhe precedentët e tij penalë të mëparshëm, dënimi që iu dha ishte ai me burgim të përjetshëm. Vendimi u dha pas kërkesës së prokurorit të Shtetit, Chris Kelly. Gjyqtarja Margaret Hudson konsideroi se 48-vjeçari duhet të jetojë në burg për pjesën e mbetur të jetës.

Mediat amerikane jo pa ironi, kanë bërë këtë llogari për shpenzimet e çdo qytetari amerikan lidhur me dënimin: Në një kosto të llogaritur prej 60.000 USD në vit për këtë burgosur dhe një jetëgjatësi prej 30 vjetësh të mbetura afërsisht, tatimpaguesit amerikanë do të shpenzojë 1.800.000 USD për konsumimin e këtij dënimi.

r.b/NOA

KOMENTE