Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Shënim - Komisioni Evropian Drejt Liberalizimit Të Vizave Për Shqipërinë Dhe Bosnje-Hercegovinën
English

Shënim - Komisioni Evropian Drejt Liberalizimit Të Vizave Për Shqipërinë Dhe Bosnje-Hercegovinën

BRUKSEL, 26 maj /ATSH-AFP/ - Komisoni Evropian do të njoftojë nesër se mbështet, me kushte, liberalizimin e vizave për hyrjen në zonën Shengen për boshnjakët dhe shqiptarët, njoftuan sot burime evropiane. "Ne do të rekomandojmë nesër liberalizimin e vizave për Shqipërinë dhe Bosnje-Hercegovinën'', konfirmoi ky burim. Komisioni Evropian theksoi se Tirana dhe Sarajeva duhet të përmbushin akoma tre kritere pa saktësuar se cilat ishin ato. Në muajin prill, komisioneri evropian për Zgjerimin, Stefan Fule, theksoi se Shqipëria ka bërë progres në përmbushjen e kërkesave për një regjim pa viza me Bashkimin Evropian. Ai nënvizoi përveç të tjerash se përpjekje të mëtejshme janë të nevojshme para se Komisoni Evropian t'i paraqesë Këshillit dhe Parlamentit Evropian një propozim për heqjen e vizave për shqiptarët që udhëtojnë në Bashkimin Evropian. Komisionerja Evropiane e Çështjeve të Brendshme, Cecilia Malmstrom parashikon të mbajë nesër një deklaratë përsa i përket regjimit të vizave për Shqipërinë dhe Bosnje-Hercegovinën. Do të jenë shtetet e Bashkimit Evropian dhe Parlamenti Evropian që do të marrin vendimin përfundimtar lidhur me këtë çështje. Shefat e diplomacisë franceze dhe italiane, Bernard Kouchner dhe Franco Frattini kërkuan muajin e kaluar një liberalizim të vizave për shqiptarët dhe boshnjakët. Të 27 vendet e Bashkimit Evropian hoqën në muajin dhjetor regjimin e vizave për shtetasit serbë, malazezë dhe maqedonas në zonën Shengen, një vendim që përjashtoi Bosnje-Hercegovinën dhe Shqipërinë./ /ec/ a.jor.
KOMENTE