Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Shkoder: Per Gruan E Dalluar Ne Biznesin Turistik, Belma Çela, Honoris Causa Nga Universiteti I Kozences
English

Shkoder: Per Gruan E Dalluar Ne Biznesin Turistik, Belma Çela, "Honoris Causa" Nga Universiteti I Kozences

SHKODËR, 26 maj/ATSH-G. Marku/- Administratorja e "Grand Hotel Evropa", Belma Çela u nderua sot me titullin e lartë "Honoris Kauza", dhënë nga senati i Universitetit të Kazertes (Itali), i cili j'u dorëzua në një aktivitet në Universitetin "Luigj Gurakuqi" në Shkodër. I pranishëm, rektori i Universitetit të Kazertes, Pietro Mikelo Farina bëri të ditur motivin e dhënies së çmimit për Belma Çelën. "Ky titull është akorduar për kontributin e dhënë në shkencën e turizmit, suksesin që ka arritur gjate 3 viteve në administrimin e "Grand Hotel Evropa", një nga më të spikaturit në Shqipëri dhe më gjërë", tha ai. Sipas tij, ky është një vlerësim, jo thjeshtë si arritje e administratores Çela, por dhe për Shkodrën e zhvillimin e turizmit në qytet dhe rajonin verior. Një tjetër vlerësim për gruan shkodrane në biznes ishte dhe një diplomë e veçantë, dhënë nga Shoqata e Menaxherëve të Turizmit në Itali, e cila monitoron zhvillimin turistik në nivel europian. Përfaqësues të shoqatës deklaruan se "Belma Çela është e para shqiptare që bëhet pjesë e shoqatës sonë me punën që ka bërë për zhvillimin e turizmit bashkë me presidentin e "Grand Hotel Europa" Agron Çela". Ndërsa vetë Belma Çela theksoi se vlerat e rajonit të Shkodrës e bregdetit shqiptar janë një mundësi më i madh për të zgjeruar aktivitetin turistik. "Duke e krahasuar Shkodrën me një vajzë të bukur, me "Grand Hotel Europa" i dhuruam një perlë, që pse të mos bashkohet me shoqe të tjera, të finalizohet me një kolanë për të krijuar një zinxhir të plotë, që së bashku t'i shërbejnë Shkodrës, rajonit verior dhe gjithë vendit në përgjithësi", tha gruaja e dalluar në biznesin turistik, Belma Çela. Zv/ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Nora Malaj u shpreh se beson se vlera e grave të fuqishme do të jetë jo vetëm në turizëm, politikë, shkencë, por në të gjithë jetën. Në mbyllje u transmetua një dokumentar mbi aktivitetin privat të gruas në biznes, Belma Çela, administratore dhe bashkëpronare e "Grand Hotel Europa" në Shkodër, që mban dy diploma për pedagogji dhe juridik dhe zotëron tre gjuhë të huaja, italisht, anglisht dhe frëngjisht. Klubi i Liderëve Ndërkombëtarë të Tregtisë në janar 2009 e përzgjodhi "Grand Hotel Europa" mes 10 mijë konkurentëve hotele në botë, duke e vlerësuar me Trofeun e Artë të Turizmit në një ceremoni të zhvilluar në Madrid (Spanjë). /n.m/
KOMENTE