English

Spitali Hygeia i Tiranës çel dyert për mediat

Më 1 korrik do të fillojë nga puna spitali i parë privat gjithëpërfshirës në Shqipëri, me qëllim ofrimin e një shërbimi shëndetësor të barazvlefshëm me atë të spitaleve të vendeve më të zhvilluara Evropiane dhe të SHBA-ve

English Version

Tiranë, 26 Maj 2010 NOA/ Eglantina Nasi - Spitali Hygeia i Tiranës ka hapur dyert për median përpara hapjes zyrtare të 1 korrikut 2010. Gazetarët patën mundësinë të merrnin informacion dhe të shëtisnin ambientet e spitalit të parë privat gjithëpërfshirës që vepron në Shqipëri.

Spitali Hygeia i Tiranës (HHT) është anëtar i grupit të mirënjohur për besueshmërinë dhe cilësinë e tij HYGEIA. Grupi HYGEIA është lider në shërbimin shëndetësor të integruar të Evropës Juglindore, i pranishëm me 10 spitale in 4 vende (Greqi, Turqi, Qipro, Shqipëri), ka një eksperiencë 40 vjeçare dhe ka qenë një pionier për teknologjinë e re, shërbimet dhe arritjet mjekësore.

Në kapacitet të plotë spitali do të përfshijë 220 shtretër, 13 salla operimi, 16 shtretër të njësisë së përkujdesit intensiv, 5 dhoma shpërndarjeje, 14 shtretër kimioterapik, 8 shtretër për operimet një ditore, 8 njësi të dializës së veshkës, 8 shtretër të njësisë së përkujdesjes intensive për të porsalindurit dhe 2 ambulanca. HHT do të bashkëpunojë me rreth 1.000 specialistë shqiptare të shërbimit shëndetësor.

HHT synon ofrimin e shërbime që aktualisht mungojnë në vend dhe implementimin e teknikave novatore, sikundër në fushën e Onkologjisë. Për këtë arsye, ka instaluar dy Përshpejtuesit Linearë të parë në vend.

Duke folur gjatë komunikimit për median Z. Antonios Michopoulos, Drejtori i Politikave të Zhvillimit të Grupit Hygiea theksoi se: “Ne jemi të lumtur t’ju paraqesim investimin më të madh në shërbimin shëndetësor privat në Shqipëri, me një kosto të përafërt prej € 60 milion. Spitali ynë do të hapë dyert për publikun në datë 1 korrik 2010”.

Z. Michopulos tha se spitali do t’i ofrojë shqiptarëve akses të drejtpërdrejtë te qendrat mjekësore të standardeve të larta, teknologjisë dhe mjekëve që gëzojnë individët e vendeve më të përparuara të Evropës dhe botës sot.

Spitali synon të ofrojë një spektër të gjerë shërbimesh në 23 fusha mjekësore duke përfshire “Qendrat e Përsosmërisë” në Diagnostikim, Onkologjik, Kardiologji, Obstetrikë dhe Pediatri. Për këtë qëllim ai do të bashkëpunojë me spitalet e tjerë të grupit HYGEIA, të vlerësuar ndërkombëtarisht për cilësinë dhe besueshmërine e tyre.

Nga pikëpamja e tij z. Sokol Dedja, Drejtori i Manaxhimit Operacional të HHT, ishte entuziast dhe i emocionuar për hapjen e spitalit të parë privat të “klasit botëror” në Shqipëri dhe duke vazhduar: “Siguria për pacientët dhe shërbimet me cilësi të lartë garantohen nëpërmjet: pajisjeve mjekësore më të mira që teknologjia botërore mund të ofrojë, qendrave mjekësore të strukturuara në bazë të standardeve ndërkombëtare për cilësinë dhe efiçencën e lartë, doktorët më të zotë shqiptar dhe të huaj që ndodhen në një proces trajnimi të vazhdueshëm dhe shërbimit ndaj klientit më të mirë nga infermierët dhe punonjësit e tjerë mjeke dhe infermiere.

“Dëshira dhe qëllimi jonë është të përgatisim dhe ofrojmë “paketat e mbyllura” dhe shërbimin e sigurimit privat që do t'i mundësojë sa më shumë individëve aksesin në shërbimet tona’, - tha z.Dedja.

Ndërsa Dr. Leonard Solis, Drejtori Mjekësor i HHT shtoi: “Asnjë shqiptar nuk do t'i duhet më të udhëtojë jashtë vendit për të marrë trajtim mjekësor cilësor. Pa listë pritjeje, shqiptarët do të kenë akses tek shërbimet finale te nivelit te larte, si shërbimi i diagnostikimit modern dhe plotësisht i sigurte - i rikontrolluar jashtë vendit nëpërmjet telemjekësinë, trajtimi i suksesshëm i kancerit, kirurgjia një ditore, Fertilizimi “In Vitro”, kitogjenetika- biologjia molekulare, shërbimet pediatrike të avancuara.

“Doktorëve shqiptare më të mirë dhe komunitetit mjekësor i sigurohen mjetet për të zhvilluar njohuritë dhe eksperiencën e tyre. Ato do mund të aksesojnë teknologjinë më të mirë mjekësore, të mund të shkëmbejnë njohuritë më doktorët e huaj dhe gjithashtu të trajnohen në bazë qëndrueshme mbi teknologjinë e re dhe avancimet mjekësore”, - theksoi ish-ministri i Shëndetësisë, Leonard Solis.

e.n/r.n/NOA

KOMENTE