Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Sport-Futboll/ Shqipëria U-21, Me Tre Sulmues Përballë Polonisë
English

Sport-Futboll/ Shqipëria U-21, Me Tre Sulmues Përballë Polonisë

TIRANË, 26 Maj /ATSH- Gjergji Mima/ - Kombëtarja shqiptare e futbollit U-21, do të zhvillojë sot në orën 17:00 në stadiumin "Loni Papuçiu" të qytetit të Fierit ndeshjen miqësore ndaj Polonisë U-21. Trajneri Artan Bushati mendohet të luajë me këtë formacion që nga minuta e parë kundër Polonisë: portier, Shpëtim Moçka, në mbrojtje pritet të luajnë, Klodian Semina në krahun e majtë, Hamels Hoxha dhe Roland Peqini në qendër si dhe Arsen Sykaj në krahun e djathtë: mesfushor pritet të aktivizohen Sabien Lilaj, Orges Gava dhe Erjon Vuçaj, ndërsa në sulm Bushati pritet të hedhë në fushë tre lojtarë, Odise Roshin dhe Sokol Cikalleshin nga krahët dhe Bekim Balën në qendër. Sipas burimeve nga ekipi kombëtar "Shpresa", skuadra është nisur drejt Fierit nga Kavaja rreth orës 14:00. Sulmuesi i Besës së Kavajes, Sokol Cikalleshi i grumbulluar me ekipin "Shpresa", ka folur sot disa ore para fillimit të ndeshjes miqësore me Poloninë. "Një ndeshje miqësore që do na shërbejë për të konsiliduar më shumë grupin. Në skuadër jane afruar lojtarë të rinj që nuk kanë qenë pjesë e skuadrës "Shpresa" më parë dhe kjo miqësore do jetë një mundësi e mirë dhe për ta", tha Cikalleshi "Këte përballje me ekipin polak do ta fitojmë. Jam shumë optimist, pasi besoj tek forca e skuadrës dhe jemi një ekip për tu admiruar", ka përfunduar talenti i Besës, Sokol Cikalleshi. /a.ke/
KOMENTE