Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Turqi - Katër Rebelë Të Pkk-Së Mbeten Të Vrarë Në Jug Të Vendit
English

Turqi - Katër Rebelë Të Pkk-Së Mbeten Të Vrarë Në Jug Të Vendit

ANKARA, 26 mijë /ATSH-ANSA/ - Katër militantë të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (Pkk) mbetën të vrarë në një shkëmbim zjarri në provincën e Tuncelit, në pjesën lindore të Turqisë, në kuadër të operacionit më të madh ushtarak që kanë nisur forcat e armatosura turke kundër lëvizjes separatiste, njoftoi agjencia Anadolli duke cituar burime ushtarake. Operacioni vjen në më pak se një javë nga një ofensivë ajrore që ndërmori aviacioni turk kundër rreth 50 objektivave të PKK-së në veri të Irakut, ku ky grupim separatist ka bazat, kampet e stërvitjes dhe depozitat e armëve dhe municioneve, nga ku orkestrohen dhe nisen sulmet kundër ushtrisë turke. Turqia, si BE-ja dhe SHBA-ja, e konsideron PKK-në një organizatë terroriste dhe e akuzon për vdekjen e të paktën 40 mijë personave, më së shumti kurdë, nga viti 1984, kur filloi revolta për ndërtimin e një shteti të pavarur kurd në juglindje të Turqisë. /e.v/
KOMENTE