Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Vlorë, Mot I Kthjellët, Kushte Normale Lundrimi
English

Vlorë, Mot I Kthjellët, Kushte Normale Lundrimi

VLORË, 26 maj/ATSH-H.Koçi/.-Kushtet atmosferike sot në gjirin detar të Vlorës parashikohet të jenë të mira. Moti do të jetë i kthjellët dhe vlerat e temperaturave do të shënojnë një rritje respektive prej 0.5 gradë, krahasuar me një ditë më parë. Kjo tablo sinoptike do të shoqërohet edhe me kushte të favorshme lundrimi, çka ka bërë që më shumë se 20 peshkarexha të dalin për peshkim në hapësirën detare brenda dhe jashtë gjirit të Vlorës, deri në një distancë prej 5 milje në perëndim të ishullit të Sazanit. Burime të Kapitenerisë së Portit bënë të ditur për ATSH-në se, sot era do të vazhdojë të ketë drejtimin në kuadratin Perëndim-Veriperëndim, me shpejtësi që do të variojë nga 2-4 m/sek, deri në 6-8 m/sek në afërsi të bregut të detit. Temperaturat e ajrit do të arrijnë vlerat maksimale në 25-27 gradë celcius dhe ato minimale në 14-16 gradë celcius. Valëzimi parashikohet të jetë 0-1 ballë brenda gjirit detar dhe 3-4 ballë në det të hapur. Trageti "Red Star" i linjës detare Brindisi-Vlorë do të lundrojë sot në itinerarin e kthimit drejt portit italian në orët e mesditës./s.s./
KOMENTE