Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Akuzat mbi “Hakmarrjen për Drejtësi”, Leart e Orik Shyti: Ja makthi i Berishës
English

Akuzat mbi “Hakmarrjen për Drejtësi”, Leart e Orik Shyti: Ja makthi i Berishës

Tiranë, 28 Maj 2010 NOA - Vëllezërit Leart dhe Orik Shyti, rrëfehen për herë të parë me detaje lidhur me atë që i ndjek nga pas prej afro një dekade e gjysmë, “Hakmarrja Shqiptare për Drejtësi”. Një e ashtuquajtur organizatë që u akuzua atëherë nga shteti për një seri ngjarjesh të rënda kriminale, aktesh terroriste, vrasjesh e grabitjesh. Orik Shyti dhe vëllai i tij Learti, rrëfehen si asnjëherë tjetër për gjithçka që ka ndodhur në këto afro 15 vjet dhe zbulojnë të pathëna të kësaj periudhe. Tregojnë fillesat e kalvarit që ende vazhdon, dhe detajojnë si ky kalvar, nisi në verën e vitit 1996.

Gjithçka është hedhur në letër dhe që të mos mbetet vetëm për ta, kanë vendosur të nxjerrin një libër. “Ne. Hakmarrja për Drejtësi” dhe...”, është libri që nxjerrin Orik dhe Leart Shyti të cilët jetojnë jashtë Shqipërisë. Libri, i nisur si ide në vitin 2004, është vendosur që të shkruhet më 2009 dhe vetëm këto ditë ka dalë në dritë. Ai gjendet në libraritë e Tiranës dhe rretheve.

Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA ka marrë të drejtën ekskluzive të publikimit të pjesëve të përzgjedhura nga ky libër i vëllezërve Shyti.

Qëndrimet dhe opinionet e shprehura janë personale dhe nuk prezantojnë qëndrimin editorial të Agjencisë Kombëtare të Lajmeve NOA

Mediat që kërkojnë publikimin, të dërgojnë një kërkesë në info@noa.al për të marrë falas, materialin e plotë në word dhe fotot.

Pjesa e fundit: Makthi i Berishës

***

“Nuk mendonim se Gjykata e Apelit do ta jepte vendimin para se qeverisë t’i mbaronte mandati. Na vinte keq për avokatët që do të thirreshin në çdo 15 ditë në gjykatë për të marrë pjesë në ceremoninë që do të bëhej për të “respektuar” ligjin....

Kishim disa kohë që nuk e kishim dëgjuar Berishën të përmendte “Hakmarrjen”. Nga ky qëndrim, nuk na ishte krijuar ndonjë iluzion, por sidoqoftë, presionet publike ndikojnë shumë në krijimin e opinionit të gjerë.... Me pretekstin se nuk formohej dot trupi gjykues “Për papajtueshmëri për shkak të pjesëmarrjes në procedim”, gjykata e Apelit i kishte kërkuar ndihmë KLD-së. Në fund të muajit nëntor, morëm informacionin se gjyqtari i pestë ishte caktuar. Pikërisht, në këtë kohë, Berisha përmendi dy herë radhazi “Hakmarrjen”. U bindëm se i binte pragut, të dëgjonte dera. Vendosëm t’i përgjigjeshim. Shkruam artikullin me titull “Zanafilla e Hakmarrjes për Drejtësi dhe makthi i Sali Berishës”. Shtypi e botoi të plotë:

“Eshtë mundim të ulesh dhe të shkruash, sidomos për t’iu përgjigjur shpifjeve të Sali Berishës. Parta disa vitesh, patëm një mëdyshje për të shkruar se nuk dinim kujt t’i përgjigjeshim më parë, atyre që thoshin “mirë ua bën Saliu atyre kriminelëve të Hakmarrjes”, apo atyre që thoshin “mirë ua bën se nuk janë të zotët, se po t’ia bënte dikujt tjetër, do t’ia kishte numëruar”. Shpejt kuptuam se kjo kategori që bashkon kallaballëkun e të dy skajeve, nuk kishte nevojë për shkrimet tona.... Pasi heshti përgjatë tre viteve, dy muajt e fundit ka nisur të përdorë personalisht krijesën e tij “Hakmarrja Shqiptare e Drejtësisë”. ... Kaluan tre vjet dhe kryeministri nuk tha asnjë fjalë për pallatet dhe pronat e tjera të “Hakmarrjes”. Po përse “gojëlidhurit” iu zgjidh gjuha pas tre vjetësh? Po afrojnë zgjedhjet dhe Hakmarrja është përdorur në çdo fushatë mund të thotë shumëkush. Nuk është pa vend ky arsyetim, por ka një përjashtim që e kundërshton. Gjatë tre vjetëve të fundit, u zhvilluan zgjedhjet për pushtetin vendor dhe “Hakmarrja”.. nuk u përdor. Mospërdorimin në këtë fushatë nuk mund ta përligjë tretja morale nga përdorimi i tepërt se Sali Berisha nuk e njeh masën, as kur shpif dhe as kur gënjen. Mospërdorimi nuk mund të shpjegohet as me faktin se në kohën e zgjedhjeve, ne nuk ishim në Shqipëri. Kjo nuk mund të jetë arsye për të, sepse dihej kaq mirë sa sot, që ne ndodheshim këtu ku jemi edhe në kohën kur zëdhënësit e tij mbushnin Tiranën me shpifje se biznesmenin e ndjerë Lame e vrau “Hakmarrja”...

Shkaku ishte tjetër. Çështja penale është duke u gjykuar në Gjykatën e Apelit. Qëllimi Sali Berishës është të ushtrojë presion mbi gjyqtarët, që në mos më shumë, të lënë në fuqi dënimet që arriti t’ia impononte gjykatës së Shkallës së Parë. Dënimi ynë do të thotë të mbyllen njëherë e mirë disa krime siç mbylli vrasjet e 2 Prillit 1991. Po përmendim disa të vërteta:

1. Ne nuk e dimë se kush e vrau Arben Brocin dhe djemtë e tjerë në Shkodër, për të cilët Sali Berisha dënoi babain tonë. Por ne dimë se kush ka dijeni për ato vrasje dhe këtë e ka thënë vetë disa herë dhe ne, si shumë të tjerë, e kemi lexuar në gazetën e tij që në vitin 1994.

2. Ne nuk e dimë se a ka në dorë Sali Berisha në shpërthimin e autobombës dhe vrasjen e drejtorit të Burgjeve, sikundër analistët shkruan në ato kohë, por dimë se për të dalë nga situata e vështirë, që krijoi me duart e tij më 26 Maj 1996, dhe në ditët që pasuan, vendosi që këto krime dhe të tjera t’i ngarkoheshin një organizate kriminale që emrin duhet ta kishte “Hakmarrja Shqiptare e drejtësisë”. Zgjidhja e emrit kishte rëndësi për të sepse përcillte besueshmëri në opinion për vërtetësinë e akuzave për përmbysje me dhunë të pushtetit të tij etj. 3.

Ne e dimë që platforma kriminale e “Hakmarrja shqiptare e Drejtësisë” prej shtatë faqesh, nuk është shkruar nga ne, por nuk e dimë se cili nga shpura e Sali Berishës mori si model shkrimin e Altin Arapit, dhe me penë shkoi të shtat faqet, por që nuk u botuan kurrë nga shtypi i tij.

4. Ne nuk e dimë a ishin grumbulluar në apartamentin e Tiranës gjithfarë armësh filluar nga pistoletat deri të granata-hedhëset, minat dhe eksplozivët ....

Presioni mbi drejtësinë është mjeti që përligj qëllimin e Sali Berishës, Por dënimi ynë nuk është mbulesë vetëm për krimin që ka kryer personalisht dhe për të harruar përfundimisht autorët e vrasjeve të 2 prillit 1991. nga sa duket, ai ka interesa të drejtpërdrejta që të mbeten pa autorë edhe krimet që na ngarkon. Prandaj pafajësia e “Hakmarrjes” është kthyer në një makth për të ....”

FUND.

Të nderuar lexues, nëse jeni të interesuar të mësoni më shumë mbi librin “Ne, Hakmarrja për Drejtësi dhe...”, ai gjendet nëpër librari, në Tiranë dhe rrethe.

KOMENTE